Elon Musk shpik robotin humanoid

Më të fundit


Tesla dhe Elon Musk hyjnë në historinë e robotikëve me humanoidin e parë artificial, të quajtur “Tesla Bot”.

Është një plan për robot metalik, që do të jetë në gjendje të kryejë detyra të përsëritura, të pasigurta ose të mërzitshme, duke përdorur të njëjtën teknologji si automjetet gjysmë autonome.


Prototipi i parë që do të duket si një njeri duhet të jetë gati për vitin 2022. Ai do të ketë pesë gishta, siluetë androgjene në të zezë dhe të bardhë, 172 cm lartësi, 57 kg peshë, i aftë të mbajë deri në 20 kg dhe të ngrejë pesha ngadalë edhe 68 kg.

Ai do të jetë në gjendje të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 8 km/orë, do të jetë i vërtetë, i mirë dhe miqësor, tërësisht i aftë të mbështesë njeriun.




Skip to toolbar