Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e të enjtes bonusin e qirasë për 554 familjet e para, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit.
Pas përgatitjes së dosjeve, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së parë të familjeve të prekura nga tërmeti i javës së shkuar që kanë aplikuar për bonus qiraje me kushtet e tregut.
Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit. Të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do ti kalojë që gjatë ditës së nesërme në llogaritë e tyre bankare.
Ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të vijojë të miratojë listat e tjera për të gjithë ata që po aplikojnë për tu trajtuar financiarisht për përballimin qirave të apartamenteve në Tiranë.