Katar 2022, Shqipëria nuk shkon dot në botëror nga “Nations League”

AKTUALITET


UEFA prezantoi sistemin e ri për kombëtaret europiane që do të kualifikohen në Kupën e Botës, Katar 2022. Kontinenti i vjetër do të përfaqësohet në kompetcionin e ardhshëm të Botërorit me 13 ekipe.

Në total, janë 55 kombëtare nga Europa që do të synojnë të presin një biletë për në Kupën e Botës. Po si do të jetë rrugëtimi drejt Katarit, sipas formulës së re të UEFA-s? 55 kombëtaret nga Europa do të ndahen në 10 grupe.


Ekipet që do të renditen në vendin e parë në grup do të kualifikohen direkt. Ndërsa 10 ekipet që do të renditen në vendin e dytë në grup do të përballen në ndeshje “play-off”. Këtyre 10 ekipeve do t`i shtohen dhe dy ekipet e renditura më mirë në Nations League.

Por, nga ky kompeticion do të përzgjidhen vetëm dy ekipe nga nga Liga A dhe B. Në këtë mënyrë, Shqipëria që ndodhet në Ligën C, humb shansin për të qenë pjesë e “play-off”.

Ndaj, shansi i vetëm është që kombëtarja jonë të jetë në “play-off”, duhet të renditet e dyta në grupin përkatës. Ndërkohë, nga përballja e ekipeve të vendeve të dyta, do të dalin dhe tre skuadrat që do të plotësojnë 13-shen e kombëtareve europiane që do të shkojnë në Katar.




Skip to toolbar