EMRI/ Protesta para Bashkisë Tiranë, ndalohet 53-vjeçari pasi dhunoi policinë

AKTUALITET


Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi Artan Muçmata, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë. Më herët u arrestuan, Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi.


Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al




Skip to toolbar