Ervis Iljazaj: Vota në Shqipëri manipulohet disa muaj para zgjedhjeve

Më të fundit


Analisti Ervis Iljazaj deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në “News 24”, se vota në Shqipëri manipulohet 1-2 muaj para. Ai theksoi se opozita e ka akuzuar maxhorancën për vjedhje dhje blerje të votave përmes parave të krimit.


“Retorika politik ndonjëherë është më konfliktuale se politika. Unë dëgjova deri tani çështjet teknike që më duken të rëndësishme për procesin. Në mendimin tim, vota në Shqipëri manipulohet 1-2 muaj para. Numërimi ka qenë live. Teknikalitetet janë ndryshuar. Ai manipulim që ndryshon rezultatin është një muaj apo 2 muaj para. Ju nuk e keni akuzuar maxhorancën se ka manipuluar voatat ditën e votimit, por përmes krimit, dhe lidhjet me këtë botë. Dhe keni thënë; pa ikur Rama s’ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shkuarja juaj në marrëveshjen për reformën zgjedhore është diçka e mirë, pasi përmbushet një nga kushtet.”, tha Iljazaj.