Vasjari: Ka mosbesim mes palëve, duhet të dalim nga puberteti demokratik

Më të fundit


Analisti Arjan Vasjari deklaroi se në Kodin Zgjedhor ka pasur 93 ndërhyrje, ku palët paralajmërojnë sërish ndryshime të tjera, që për të tregon se mes tyre ka mosbesim.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Vasjari tha se politika shqiptare duhet të dalë nga puberteti demokratik, pasi kjo për të është dramatike. “Kjo reformë ofron garanci ligjore, por jo më shumë garanci demokratike. Vijon të besoj se ju nuk keni shkruar një set rregullash loje demokratike, por një set rregullash, të cilat reflektojnë apo bartin shqetësimin tuaj se zgjedhjet vidhen. Ka disa shifra këtu është ndërhyrja e 13 që bëhet në Kodin Zgjedhor. I kemi provuar thuajse të gjitha sistemet, modifikimet, dhe korrektime pa fund. Këtë herë keni bërë 93 ndërhyrje, është 50% e kodit aktual. Shpresoj se duhet të dalim nga puberteti demokratik, pasi është dramatike. Qëllimi juaj është që të shkruani rregulla që mos të vidhen zgjedhje. Koha për të bërë këto korrektime, është e njëjtë me kohën për të bërë një kushtetutë. Atëherë unë them se duke u nisur dhe nga relacioni që i keni nisur Parlamentit, ju thoni; këto ndryshime kanë mundësuar besim mes palëve për zgjedhjet e ardhshme.”,- tha Vasjari.


Gjatë fjalës së tij ndërhyri ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se në vitin 2020 është e turpshme që të flitet ende për vjedhjen e votës. Demokrati tha se opozita ka kërkuar si kusht për marrëveshjen zgjedhore, krijimin e qeverisë kujdestare pak para zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të jetë neutrale gjatë këtij procesi.

“Është e turpshme që diskutojmë këto çështje të reformës zgjedhore në 2020. Ishte si të bënim rregulla më të mira për Kolegjin Zgjedhor, dhe t’i përmirësonim ato. Në 2008 kemi pasur konsensus për reformën zgjedhore, dhe në 2018 u bën sërish ndryshime. Është turp që flasim për shitblerjen e votës, pasi u diskutua për 3 vite. Në 2009 ODHIR tha një gjë; ‘zgjedhjet arritën standardet kryesore’, gjë që nuk është përsëritur më. Shitblerja e votës kur doli në rekomandim e ODHIR doli në 2015-ën. Në 2017-ën doli si rekomandim kryesor. Sjelljen e qeverisë, me disa binarë, është e pamundur. Nëse Edi Rama t’i thotë policëve; “Hiqni kapelet dhe mblidhni vota!” është një vepër penale. Qëllimi i një qeverie kujdestare është që të qëndrojë neutrale në zgjedhje. A e bën dot Edi Rama këtë? Jo! Ai do e bëjë sërish këtë.

Ndërkohë, analisti tha më tej se; “Jemi pothuajse në pikën zëro, nga sa startuam. Mosbesim që e reflektoni dhe ju. Se di nëse është i përgjigjur ky mosbesim. Nga pikëpamja e një kulture politike, ky është një set rregullash. Jam koherent me atë që beso. Vullnetin politik se rregullojmë dot. Nëse këtu janë bërë kaq shumë ndërhyrje. Këtu ka garanci ligjore shumë herë më shumë se sa kanë qenë. Duke pranuar kaq ndërhyrje; pse keni mbërritur në këto konkluzione që duhet të bëjmë një kod të ri zgjedhor?! Pse duhet ta bëni prapë? Në këtë moment kur është bërë një operacion i madh për kodin zgjedhor dhe të mendosh se do ndërhysh për ‘operacion’, këtu duket se ka një mosbesim mes palëve.”




Skip to toolbar