Escobar viziton Shqipërinë në prag të nisjes së fushatës elektorale

AKTUALITET


I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të vizitojë Shqipërinë në datën 11-13 prill.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.


Escobar do të vijë në Tiranë më 11 prill dhe do të qëndrojë 2 ditë në Tiranë. Mësohet se ai do të ketë takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Mësohet se ai do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabaku.

Nga ana tjetër Escobar do të injorojë dyshen Meta-Berisha. Berisha është shpallur i padëshiruar nga amerikanët, por nga ana tjetër edhe Meta është përfolur se është në prag të futjes në atë listë.




Skip to toolbar