FOTO / “Liria ka emër”, shqiptarët protestojnë në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

KOSOVA


Të dielën në Prishtinë u zhvillua një marshim solidarizues nga qytetarët, por sot protesta u zhvendos në Hagë, atje ku po mbahet gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur më sheshin para Gjykatës Speciale në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës, ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.




Skip to toolbar