“Dështojnë bisedimet, Macron i fshihet medias”

AKTUALITET


Bisedimet për zgjerimin e BE-së kanë dështuar, raporton portali euractiv, ndërsa shkruan se krerët e BE ende nuk kanë dalë me një marrëveshje nëse do të hapen ose jo negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Euractiv gjithashtu raporton se presidenti Macron u është fshehur mediave duke dalë gjithmonë nga dera e pasme dhe duke mos bërë asnjë deklaratë për gazetarët që ndjekim hap pas hapi zhvillimet e samitit të Brukselit.

“Presidenti francez, Emmanuel Macron shmang në mënyrë të hapur deklaratat publike në lidhje  me zgjerimin e BE në këtë samit. Ai ka hyrë dhe ka dalë gjatë gjithë kohës nga dera e pasme. Gjatë natës pasi bisedimet dështuan, Macron doli nga dera e pasme, sikurse bëri edhe të premten në mëngjes, duke u futur në mbledhje po nga dera e pasme”, raporton euractiv.

Ndërkohë mësohet se liderët e BE-së i kanë mbyllur bisedimet për çështjen e negociatave dhe në axhendën e së premtes nuk do të ketë më bisedime për këtë temë, ndërsa nuk përjashtohet një ndryshim i procedurës në përfundim të samitit.

Shumica e shteteve të BE , mbështesin çeljen e negociatave por pengesë është Franca e cila kërkon reformimin e Unionit.



Skip to toolbar