“EURO2020”, Italia në mesin e më të mirave

Më të fundit


Me fitoren ndaj Uellsit, Italia hipotekoi vendin e parë në grupin A, në “Euro 2020”.

Azurët pritet të luajnë në sfidën e ardhshme me vendin e dytë të Grupit C, sfidë kjo që do të luhet më 26 qershor në “Wembly”.

Me gjasë, kundërshtari i radhës i italianëve do të jetë njëra mes Austrisë dhe Ukrainës, meqenëse Holanda aktualisht është në krye të Grupit C. Nga krahu tjetër, Uellsi, që përfundoi e dyta në Grupin A, do të përballet me vendin e dytë të Grupit B dhe kundërshtari më i mundshëm është Rusia ose Finlanda.

Sakaq, vlen të theksohet se Italia e Roberto Mançinit është favorite për të fituar këtë kampionat Evropian. Ata përfunduan me pikë të plota ndeshjet e grupeve, duke shënuar 7 gola e duke mos pësuar as një gol të vetëm.



Skip to toolbar