“Europa ka interes të zgjerohet”/ Mërtiri: Asnjë nga palët te ne nuk e do integrimin!

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ergys Mërtiri foli për procesin e integrimit, duke u ndalur edhe te raporti i detajuar sa i përket negocimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian që qeveria çoi sot në Kuvend.

Gjatë intervistës, Mërtiri tha se Europa ka interes që të zgjerohet, dhe se ‘do të ishte mëkat i madh nëse Shqipëria nuk hyn në BE’. Gjithashtu theksoi se pavarësia e gjyqësorit është një nga arsyet e rëndësishme për integrimin.

“Europa është e predispozuar për të na integruar gjë që nuk e kishte para disa vitesh edhe për shkak të luftëra. Europa tashmë ka interes të zgjerohet dhe në mënyrë urgjente dhe të mos futesh në Europë me këto kushte mendoj është mëkati më i madh. Unë besoj që palët tek ne nuk e duan integrimin ndaj e kanë lënë këtë vend 35 vite në këtë gjendje. Pra vjedhin dhe pasurohen sundojnë në mënyrë mesjetare dhe në momentin që futesh në Europë kjo ua bën të vështirë. Dhe unë besoj që arsye përse është ndaluar këto kohë është edhe SPAK, sepse ka qenë një prej arsyeve, por fakti që qeveria dhe opozita po e luftojnë SPAK. Për mendimin tim kjo është e dukshme”, u shpreh ai.



Skip to toolbar