Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se Sali Berisha që nga viti 1991 ka tentuar të mbajë flamurin e nacionalistit të thekur, por shtoi se veprimet e tij në praktikë, shkojnë kundër interesit të Shqipërisë.
Ai theksoi se kryetari i Partisë Demokratike, ka parë gjithmonë interesin e vet personal dhe jo atë të kombit.
“ Që në vitin 1991, e deri vonë, Berisha mbajti flamurin e nacionalizmit, dhe një nga tiparet kryesore të pretenduara të tij ishte një nacionalist i thekur, një atdhetarit thekur.
Dy vitet e fundit, nga Beleri dhe këtej, Berisha demonstroi një lëvizje absolutisht e krahut tjetër, aleati i tij kryesor u bë e gjithë linja antishqiptare, cila u bë aktive në Greqi, Shqipëri, por është aktive në asamblenë e parlamentit në Strasburg.
Çfarë ka ndodhur? Kemi një person, i cili nuk ka stabilitet në formimin e vet, ka një qëndrim, që vjen rast pas rasti vetë për interes të ngushtë të vetin. Tashmë e dimë se kush është Berisha. Ai nuk ka parim që po lufton për një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ai di vetëm një gjë: të sulmojë, të sulmojë, të sulmojë.”, tha ai.
