Europol ka lëshuar ditën e sotme një deklaratë për mediat lidhur me një operacion të gjerë që ka bërë në kuadër të luftimi të mafies shqiptare.
64 anëtarë të një rrjeti të krimit të organizuar shqiptar u arrestuan midis 3-5 prillit gjatë një operacioni të njëkohshëm të kryer në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali dhe që përfshinte rreth 600 oficerë të zbatimit të ligjit. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, trafik të qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrimin e parave. Grupi vepronte në 5 shtete të botës në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britaninë e Madhe. Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë plantacionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës. Disa nga të dyshuarit u përfshinë gjithashtu në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.
55 persona u arrestuan në Belgjikë, 7 në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë. Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit.
Gjatë operacioni u çmontuan 15 plantacione të brendshëm të kanabisit dhe u sekuestruan:
-8255 bimë të kanabisit;
-Rreth 100.000 euro në para dhe ar;
-4 automjete luksoze;
-63 pajisje elektronike.
Ky hetim është pjesë e projektit Italian Direzione Investigativa Antimafia ONNET, një iniciativë e financuar nga BE për të luftuar grupet e krimit të organizuar të tipit mafioz aktiv në Evropë. Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë.