Gazetari Alfred Lela debatoi me deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në lidhje me ligjin për mediat. Sipas analistit Lela, ligji ka gjëra të mira, por ka dhe anekse që e “hedhin në erë”, pasi i jep mundësi AMA-s të vendos se çfarë është fake news. Por, deputeti i PS, Ervin Bushati bëri një krahasim të situatës me SHBA, por që ndezi dhe më tepër debatin.
Pjesë nga debati:
Lela: Ligji është magjik, duket se ka vullnetin e mirë, por ka anekse që e hedhin në erë, e bëjnë të papranueshëm. Ligji në fjalë sugjeron që të jetë AMA, ajo që vendos çfarë fake news, lajm i mirë, lajm i keq. Ata janë të emëruar politikisht o zotëri, ata janë komisionerë të partive.
Bushati: Edhe në SHBA emërohen politikisht.
Lela: Mos e bëj këtë të lutem, si mund të krahasosh gjykatësit amerikanë me këta. Do të bësh zhurmë kot apo do më dëgjosh? Duke hedhur në bisedë gjëra që janë kaq larg, si krahasimi i SHBA me Shqipërinë, si mund të bëhet. Duhet të jenë profesionistët mor zotëri, por jo kushëriri jot apo i një politikani tjetër. Me Rilindjen do ta bëjmë Shqipërinë? Unë gjykoj në 30 vite.
Bushati: Pse para 30 vitesh ka qenë më mirë?
Lela: A doni të bëni ndonjë gjë serioze apo jo?
Mediu: Kemi ardhur në këtë derexhe, për shkak të kontrollit politik mbi lajmet. Përveç portaleve me fake neës kemi fake neës institucional.