Falenderoni Jennifer Lopez për krijimin e “Google Images”

Më të fundit


Nëse do të kujtonim emrin Jennifer Lopez, të gjithëve do të na vinte në mendje imazhi i saj me fustani super të hapur të Versace në tapetin e kuq të çmimeve Grammy në vitet 2000.

Në një video, ku këngëtarja dhe aktorja flet pamjet e saj më të mira, Lopez tha se “momenti më i suksesshëm i saj me modën ishte veshja e fustanit të gjelbër, ekstravagant të Versace në Grammy 2000”.


Fustani bëri të gjitha mediat dhe njerëzit të flisnin për të dhe kujtohet sot e kësaj dite. Por mesa duket ka pasur edhe një ndikim shumë të madh në botën e teknologjisë, pasi inkurajoi Google që të krijonte “Google Images”.

“Vite më vonë kuptova se për shkak të asaj nate dhe për shkak të asaj veshje, Google Images u krijua në të vërtetë. Shumë njerëz po kërkonin një foto në atë kohë në internet për fustanin, kështu që Google krijoi seksioni “Google Images”. – tha Lopez




Skip to toolbar