Falsifikoi dokumentet për tokë në Zvërnec, arrestohet biznesmeni

AKTUALITET


Një biznesmen nga Vlora u arrestua për falsifikim të dokumenteve për përfitimin e një sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit. Në pranga përfundoi biznesmeni Pëllumb Petritaj, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokumentet me qëllim përfitimin e një sipërfaqe toke prej 100 hektarësh në zonën e Zvërnecit.

Hetimet ndaj tij kanë nisur prej dy vitesh dhe në 10 tetor 2018 ai u arrestua për të njëjtat vepra penale, por u la i lirë. Gjykata ka vijuar me seancat ndaj tij deri sa vendosi urdhër arresti për herë të dytë më 14 nëntor 2019.

Biznesmeni vlonjat pritet të përballet me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.



Skip to toolbar