Faza përgatitore në Ohër, Tirana e mbyll me humbje

Më të fundit


Tirana e ka mbyllur me humbje fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas barazimit 2-2 ndaj Renovës në ndeshjen e parë miqësore, bardheblutë pësuan disfatën e dytë rresht pasi u mposhtën nga tjetër skuadër kosovare.

Humbja 1-0 ndaj Dukagjinit u pasua nga disfata e kësaj të diele ndaj Flamurtarit të Prishtinës, që triumfoi me rezultatin 3-1.


Edhe pse trajneri Mema hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa në fraksionin e dytë kreu shumë zëvendësime, Tirana bëri një paraqitje të dobët me Flamurtarin e Prishtinës, që ishte më lart në çdo aspekt.

Golat për klubin kuqezi u shënuan nga Kabashi, Maliqi dhe Krasniqi. Golin e vetëm të Tiranës e shënoi i riu Dionis Çikani, i cili vitin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit B të Tiranës në Kategorinë e Dytë.

Për t’u përmendur edhe që Flamurtari nga minuta e 36-të e pjesës së parë luajti me një lojtar më pak. Tashmë bardheblutë do t’i  vazhdojnë përgatitjet në kryeqytet, pasi nga e hëna seancat stërvitore do t’i zhvillojnë në kompleksin “Skënder Halili”.




Skip to toolbar