Fëmija 2 vjeç pa drita, Rama i jep zgjidhje. Mesazhi i veçantë i emigrantit

POLITIKË


Kryeministri Rama ka postuar të enjten në rrjetet sociale mesazhin e një emigranti, i cili ishte ankuar se pavarësisht se ishte ligjërisht i rregullt, fëmija i tij dy vjeç ishte pa drita në shtëpi për shkak se vëllai i tij kishte borxhe në OSHEE.

Duke i qarë hallin, edhe pse skeptik se mund të merrte një zgjidhje, emigranti i ka treguar kryeministrit se ndodhet jashtë vendit dhe se familjen e kishte në errësirë. Në datën 20 gusht, qytetari i ka dërguar një mesazh Ramës, duke i kërkuar ndihmë për gjendjen që ishte, pasi kishte tre muaj në errësirë dhe nuk i bënin lidhjen e dritave ngaqë vëllai i tij kishte borxh dhe kishin të njëjtin mbiemër. Qytetari gjithashtu i kishte shkruar që kishte nënën invalide dhe vajzën dy vjeçe.

Kurse të enjten në të njëjtin numër qytetari i ka kthyer përgjigje kryeministrit duke e falënderuar në një mënyrë të veçantë. “Nuk e di si të falënderoj, por ndihem i turpëruar që më bëre se realisht nuk votova kurrë për ty, por sinqerisht të kërkoj të falur. Je i vetmi njeri që u more në jetë me hallet e mia. Unë e kuptoj se votat e familjes sime as nuk iu ulin popullaritetin dhe as nuk ua shtojnë, por përveç teje nuk do të votoj asnjë tjetër. Shumë faleminderit që u kujdese për familjen time”, shkruan emigranti, duke dërguar edhe një foto të vajzës së tij të vogël me fjalët “Faleminderit xhaxhi”.

Kryeministri i është përgjigjur vetëm pas mesazhit të dytë, i shoqëruar bashkë me foton e vajzës së vogël. “Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po se e bëj këtë me të gjithë edhe pse do të doja të bëja shumë më tepër për të gjithë. Të jeni mirë familjarisht”, përfundon mesazhi i kryeministrit.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156946779321523?__xts__%5B0%5D=68.ARDYV86VyYleqQCR_uixvYlaX9uwn9lOpwoYN7ZyET7YyryU3aERH2E30I1tMERF2kpUXC3gVmHuaZ1Q28Hd6RU3U4LxxUWDEbsJPJLLrJoiG46KWDAubkAZENBo_5bdAxJRrecl59KPHn8uy8fu_KRUjEVga7ZYnZy9QSuuFX-oSIJl8KcaQ2Ma8WLEr0mQZjpCeGOcblZPQhVgnrcjOUuA1pkt_Z9isqbMXaGhXnx1Yrgh4lJWfzhqhAL2SKPW8gFfKLdFsrKXHq5n-IqE3f8gmMeIJggLwkOUw487hQOLXeDpblKx459Ue9KsKkquuQ7273ypdRtifIU4pbSc&__tn__=-R


Skip to toolbar