Polici rrugor gjen vajzën e vogël duke qarë, e ushqen dhe i gjen prindërit

AKTUALITET


Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i Zi-Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/434775697139344/?t=2

Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve, duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.

Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.



Skip to toolbar