Fier, Denaj: Arsimi profesional, 57% e tregut të punës e zë mosha 30 vjeçare

EKONOMI


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Fierit, u ndal edhe në shkollën e mesme profesionale “Petro Soto” ku theksoi se, kemi numrin më të lartë të personave në tregun e punës që janë me moshë mesatare të re.

“Ne kemi numrin më të lartë të personave në tregun e punës që janë me moshë mesatare të re. 57% e tregut të punës në Shqipëri vjen me moshë mesatare 30- 31 vjeç. Kemi një arsim profesional falas dhe të rinjtë janë të aftë që në moshën 19 vjeç të hynë në marrëdhënie pune”, u shpreh Denaj.


Për vitin mësimor 2020-2021, në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” studiojnë 749 nxënës në 7 drejtime mësimore. Nga buxheti i shtetit, gjatë këtyre 5 viteve, është investuar në ndërtimin e godinës së bazës prodhuese të shkollës dhe repartet e praktikave profesionale. Gjithashtu, shkolla ka pasur investime te konsiderueshme nga projektet IPA.

52% e nxënësve nga shkolla e mesme profesionale “Petro Sota” janë punësuar vetëm një vit pas diplomimit. Mësuesit janë trajnuar me programin 24 ditor bazat e didaktikës dhe kanë marrë trajnime të vazhdueshme profesionale.

Shkolla e mesme profesionale “Petro Sota” ka rreth 128 marrëveshje me bizneset, të cilët iu mundësojnë nxënësve praktikat profesionale.




Skip to toolbar