FIFA mendon ndryshimin e formatit të Kupës së Botës 2026

Më të fundit


Federata Botërore e Futbollit, FIFA, po shqyrton ndryshimin e formatit të Kupës së Botës 2026.

Turneu do të zhvillohet nga 25 maji deri më 5 korrik 2026 në tre vende, përkatësisht Shtetet e Bashkuara (11 qytete), Meksikë (3 qytete) dhe Kanada (2 qytete).


Ngjarja do të jetë edicioni i parë i Kupës së Botës me 48 skuadra pjesëmarrëse.

Organizatorët kanë frikë se ndarja e 48 ekipeve kombëtare në 16 grupe me nga tre ekipe mund të çojë në marrëveshje jozyrtare në ndeshjen e fundit për të siguruar që të dy sfiduesit të vazhdojnë rrugën e tyre në garë.

Për të shmangur tolerimet apo trukimet, FIFA mendoi përfshirjen e penalltive për një pikë shtesë kur dy skuadrat kanë pikë të barabarta.

Megjithatë, sipas raportimeve të “The Sun”, FIFA ka diçka tjetër në mendje. Organi qeverisës i futbollit në botë po mendon të ndryshojë formatin.

Formati i ri që po studiohet është ndarja e skuadrave në 12 grupe me nga katër skuadra, përsa i përketë raundit fillestar.

Dy skuadrat më të mira nga çdo grup, si dhe tetë skuadrat e tretat më të mira do të kishin mundësinë të vazhdonin rrugëtimin e tyre drejt trofeut më të rëndësishëm për skuadrat kombëtare.




Skip to toolbar