Filtrat e dekriminalizimit, si ato të dekomunistizimit

AKTUALITET


Nga Mero Baze  

Agim Kajmaku kryetari i sapozgjedhuri i Bashkisë së Vorës, është nën akuzë nga opozita, se idenitetiti i rremë i tij përkon me një dënim në Gjykatën e Janinës. Kajmaku vazhdon ta hedh poshtë akuzën dhe ka dorzuar shenjat e gishtave, si garanci se personi në fjalë nuk është ai, por një i afërm i tij. Sipas tij edhe akuzat ndaj të afërmit të tij kanë rezultuar të padrejta, pasi ka tuar gjyqin. Gjithsesi për këtë ai ka shfaqur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet dhe kjo cështje verifikohet lehtë nga shenjat e gishtave, për të provuar kush është gjykuar nga autoritet greke. Por dhe nëse rezulton i pafjashëm, afërsia me ngjarjen qoftë dhe përmes personave të afërt, tregon se sa vështirë është që një mekanizëm përzgjedhje partiak, të ketë fuqinë e duhur për të bërë filtrat e një procesi paraprak dekriminalizimi.

Përvec vullnetit politik që është i pari, ky mekanizëm duhet të fuqizoj shumë instrumentet ligjore që veprojnë paraprakisht, mbi cdo individ që duhet të hyjë në garë politike. Pra nuk i duhet lënë kjo cështje departamenteve politike të dekriminalizimit në parti politike, por një institucioni shtetëror , që mund të jetë prokuroia, policia apo SHISH, i cili paraprakishtë të lëshoj një certifkatë pastërtie, para se kandidai të hyjë në garë. Pak a shumë një mekanizëm sic është me verkimin e politikanëve, lidhur me bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. Në shumë vite, ka qenë një Komision special dhe sot është Autoriteti I Verkimit të Dosjeve, I cili të lëshon paraprakishtë një dokument zyrtar që provon lidhjet e tua me ish Sigurimin e Shtetit.

Vetëm kjo praktikë prodhon përgjegjësi ligjore paraprake për tipa të papërgjegjshëm që tentojnë të hyjnë në politikë me shpresë se nuk u zbolohet e shkuara. Plus kësaj zbulimi paraprak nuk duhet të shoqërohet vetëm me skualikim, por dhe ndëshkim ligjor, duke u konsideruar që ai ka pranuar të shkel ligjin me vetdije. Filtrat paraprak partiak që aplikohen tani, duket se bazohen vetëm mbi “përgjërimet” personale të kandidatëve. Por duhet të kemi parasysh se njerëz që vijnë nga ajo e kaluar, nuk e kanë problem të gënjejnë, pasi kanë bërë gjëra dhe më të rënda se aq. Ndaj ltrat paraprak  duhet ti kalojnë shtetit dhe jo partive. Partive u duhet lënë vetëm vullneti politik, për të mos futur dorën në ato pellgje, ku duket që larg se lëvizin krokodilë të tillë.



Skip to toolbar