Mero Baze: Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën

Nga Mero Baze


Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë në javën e fundit të dështimit të mundshëm të formimit të qeverisë, së dal nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo duket se nuk është fare shqetësim i SHBA .

I dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump  për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell, ka shpallur prioritet jo aq shumë arritjen e Marrëveshjes Kurti-Mustafa, por arritjen e Marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Pas takimeve në Kosovë dhe Beograd, Ambasadori Grenell, ka kërkuar që Serbia të ndal betejën kundër njohjes së Kosovës, kurse Kosova të heq taksën për Serbinë, si hapa që çojnë drejt krijimit të klimës për mbylljen e Marrëveshjes.

Injorimi i negociatve të lodhshme të “fitimtarëve” të Kosovës në zgjedhjet e fundit, dhe imponimi për tu angazhuar në Marrëveshjes Kosovë-Serbi si një kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës, nga ana e të dërguarit të Presidentit Trump, tregon prioritetet e ndryshme të klasës politike në Kosovë me ato të SHBA për Kosovën.

Qysh në fushatën e zgjedhjeve të 6 Tetorit, ajo që binte në sy, ishte se asnjë nga politikanët e Kosovës, nuk e bëri temë të debatit politik në zgjedhje, Marrveshjen Kosovë-Serbi. Përkundër kësaj pati një fushatë populiste kundër saj, që pasoi taksën e qeverisë Haradinaj, që paraqitej si “shpëtim” i Kosovës në emër të patriotizimit.

Në fakt taksa 100 për qind, u vendos si mekanizëm politik për të ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi që po udhëhiqeshin nga SHBA dhe për tu përdorur për luftë të brendëshme politike, duke rikthyer retorikën e tradhtarëve dhe heronjve. Për ta bërë dhe më të lehtë betejën për një armik kombëtar, u erdhi në ndihmë Edi Rama, i cili i plotësonte të gjitha kushtet formale si i tillë , pasi është  i gjatë sa Vuçiç, është në luftë me “patriotët” Meta-Berisha  dhe kish zëvendësuar Ditmirin me Gentin.

Kjo ishte dëshmia e parë e një fushate frikacakësh, që duke tentuar ti shmangen problemit kryesor të Kosovës, shpikën realitete të tjera për opinionin publik, për të mos u përballur me të vërtetën që i priste si sfidë.

Edhe më e papërgjegjshme u bë kjo situatë pas zgjedhjeve. Në negociatat thuajse të neveritshme prej 6 tetorit deri më sot, në asnjë rresht dhe në asnjë paragraf të kushtëzimeve ndaj njeri tjetrit, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk kanë përmendur prioritetin kryesor të Kosovës, që janë bisedimet me Serbinë, të cilat kushtëzojnë të ardhmen perëndimore të Kosovës. Është folur për numra ministrash, për karrigen e ardhshme të Pesidentit, për votim dhe dorëheqje kryetarësh Kuvendi, janë ndarë agjensi, e janë rindarë ministri, por askush nuk ka folur çfarë do të bëjnë me temën e pare, me të cilën do të ndeshet qeveria e re, nëse a arrin të bëhet.

Dhe kjo është shumë e papërgjegjshme, pasi praktikisht nëse dy partnerët kryesore nuk kanë një qëndrim të përbashëkt për bisedimet, atëhere qeveria lind e vdekur dhe nuk i duhet askujt. Nga mënyra se si i dërguari i Presidentit Trump u soll në selitë respektive të LDK dhe VV sot, kuptohet se e ka konstatuar këtë problem dhe i ka injoruar tërësisht negociatat e tyre për qeverinë, duke shpallur prioritet normalizimin e të ardhmes perëndimore dhe ekonomike të Kosovës.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikanë janë bllokuar në mënyrën e tyre të vjetër të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka”, tha Grenell pas vizitës në Prishtinë.

Dhe kjo do të thotë se vizita e të dërguarit të Presidentit Trump në Prishtinë, praktikisht ka injoruar negociatat për një qeveri që nuk i hyn në punë. Ai ka diktuar prioritetet, përse duhet të formohet një qeveri e re, dhe ato prioritete, janë zhvillimi ekonomik i Kosovës që vjen nga tejkalimi i ngërçit të izolimit prej mungesës së një marrëveshje për paqen me Serbinë.

Kosovën do ta shpëtojë ajo qeveri që ka guximin e mjaftueshëm të ketë axhendën e SHBA si axhendë të vet. Çdo qeveri tjetër, vetëm sa e degradon jo vetëm të ardhmen perëndimore të Kosovës, por dhe vet mbijetesën e saj. Fatekqësisht në emër të “patriotizmit”.

Mero Baze: Njeriu i inatosur me popullin e vet

Nga Mero Baze


Shumëkujt i kujtohet fjalimi i humbjes i Sali Berishës në verën e vitit 2013 dhe të qarat e militantëve para selisë së PD, ndërsa dëgjonin mallkimet e tij mbi popullin shqiptar, që nuk e votoi.

Nga fillimi në fund, njeriu që gati po plaste nga marazi i ndëshkimit me 1 milionë vota kundër, kishte një fjali plot urrejtje dhe përbuzje, dhe atë e kishte për shqiptarët që e refuzuan. Numëronte “heroizmat” e veta,  numëronte rrugë imagjinare, reforma, arritje kombëtare e ndërkombëtare, për t’u thënë të gjithëve se ky popull është fajtor që nuk e votoi.

E pat bërë këtë dhe më 1997, kur njerëzit dolën në rrugë kundër tij. E bënte rregullisht dhe pas vitit 1997, sa herë që humbiste. Dhe vazhdon ta bëjë 6 vite pas ndëshkimit të madh të 2013.

Sot u shfaq sërish në një sallë, në një qendër biznesi në Tiranë, duke shprehur çudinë se si populli shqiptar duron Edi Ramën dhe Hashim Thaçin.

Si shkak për këtë shërbeu promovimi i një libri patriotiko-folklorik rreth rreziqeve imagjinare të Kosovës, që ai nuk ja dinte titullin, dhe i vuri disa tituj vetë gjatë fjalimit.

Por arsyeja e vërtetë e tërbimit është makthi i tij, se SHBA dhe BE po avancojnë në bisedimet Kosovë- Serbi , duke injoruar stërkëmbshat shqiptare. Rasti i fundit i linjës ajrore Kosovë- Serbi, ishte më i freskëti.

Si një politikan frikacak dhe i shënjestruar si i padëshiruar nga Perëndimi, ai përpiqet ta injorojë axhendën perëndimore, kryesisht amerikane, për Kosovën, dhe ta paraqesë atë si një si një angazhim personal të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, kundër Kosovës.

Kjo nuk është ndonjë gjë e re, pasi demonizimi është dhe e vetmja shkollë politike e tij ndaj kundërshtarëve. Por ajo që e bën atë të dëshpëruarin e madh të shqiptarëve, është se në fund e tha përsëri atë fjalinë që e mundon si makth, qyshkurse ka hyrë në politikë: “Mirë Hashim Thaçi dhe Edi Rama që janë tradhtarë, po shqiptarët si i durojnë këta …”

Dhe këtu në fakt nuk e ka aq shumë me popullin, se sa me frikën e mbështetjes së SHBA dhe Perëndimit për partnerët politikë shqiptarë në këtë histori. Është frika që ka, se populli do të zgjedhë ata që janë me Perëndimin.

Ky në fakt është problemi që ka Sali Berisha. Ai ka tre dekada në politikën postkomuniste, që nuk ka vendosur dot paqe me popullin e vet.

Ka tre dekada që e mallkon se nuk i është mirënjohës, se nuk i kupton të mirat e tij, se po ky popull sillet me mirë me kundërshtarët e tij, kurse ndaj tij është mosmirënjohës.

Çdo dështim të jetës së tij politike, ai e shpjegon vetëm me padijen e popullit shqiptar për ta vlerësuar atë ashtu siç është…

Në fakt, populli ynë ka shumë mangësi si pjesë e një shoqërie jo aq të zhvilluar dhe me plot probleme nga historia, por ka një meritë, që nuk e qortojmë dot. Ai nuk gabon kurrë, kur zgjedh. Dhe nëse ka një kryemeritë që duhet t’ia njohim, është se ai nuk gënjehet kurrë nga Sali Berisha, pasi është djegur prej tij.

Ky është makthi i vërtetë i Sali Berishës. Tërbimi i tij se si ky popull “nuk zgjohet nga gjumi” të përmbysë armiqtë e vet dhe të risjellë atë në skenë, është ndëshkimi që shqiptarët i kanë dhënë deri në fund të jetës së tij.

Derisa të mbyllë sytë ai do të ketë fatin e keq, të shikojë se si populli nuk do ta zgjedhë kurrë atë, as si person, as si alternative, dhe aq më pak si patriot.

Në fund atij do t’i mbahet mend vetëm që ka vrarë për të qëndruar në pushtetin që e vidhte familja e tij. Kjo do rrojë më gjatë se ai. Kaq nder mund t’i bëjë ky popull, që ai e mallkon vazhdimisht, se nuk e do.

Mero Baze: Përpjekja për të shpallur fitoren, humbje për PD

Nga Mero Baze


Pas valës së parë të mbështetësve të angazhuar për të shpallur fitore të madhe tryezën PD- PS për reformën zgjedhore, duke e lidhur me zgjedhje të parakohëshme në qershor, ose shtator, tani ka një valë të dytë zërash brenda opozitës, që thonë se duket që zgjedhjet do të jenë më 2021. E gjithë kjo zhurmë është prodhuar nga sikleti se dikush duhet ta shpallte doemos fitore, tryezën e përbashkët dhe rikthimin e PD-së në sistem.

Në fakt tryeza është fitore. Është fitore e PD, që u rikthye në rrugën e vetme politike që ekziston për të qenë parti konkurruese dhe po ashtu fitore për shumicën, e cila nuk do shkojë sërish vetëm në zgjedhje, por me konkurrentë. Por që një marrëveshje të ketë efektin e duhur, ajo ka nevojë për t’u shpjeguar siç është, se ndryshe të kthehet në të kundërt. Dhe kjo nuk ndodh vetëm me faktin do ketë apo jo zgjedhje. Kjo ndodh dhe me pikat që do të diskutojë tryeza, me kompetencat që ka Këshilli Politik dhe me atë se si do t’i bëjnë zgjedhjet më të sigurta.

Së pari, shumë nga pikat e debatit në tryezën zgjedhore duan shpjegim të ndershëm. PD nuk duhet të kompleksohet fjala vjen nga debati mbi sistemin. Sali Berisha dhe Edi Rama, që janë themeluesit e tij, vazhdojnë ta mbrojnë pa kompleks. Të dy kanë argumentet e tyre dhe nuk janë të kompleksuar që e kanë bërë atë sistem. Lulzim Basha as e mbron, as e lufton, as e hedh poshtë dot se i duhet, as thotë se do ta hedhë poshtë, se i duhen aleatët… dhe kështu ka hyrë në një spirale pa fund. E njëjta histori me depolitizimin e komisioneve.

Depolitizimi i komisioneve ul ndjeshëm shpenzimet financiare për fushatën dhe rrit sigurinë e partive të vogla, se nuk ua vjedhin votat partitë e mëdha. Tani kur PD e kundërshton nën zë këtë, duhet të japë argumente. Duhet të thonë pse duhen politikë komisionet, dhe pse janë më të garantuar partitë e vogla nga dy komisionerët partiakë të PS e PD. Po ashtu, PD ka si shqetësim kryesor financimin e fushatës dhe nga ana tjetër nuk heq dorë nga struktura politike mbi zgjedhjet. Të gjitha këto debate kur i bën hapur dhe publikisht, dhe nëse nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe, nuk i bën dëm PD-së.

Kështu duke porositur opinione, komente, duke porositur një herë ata që thonë fitore, dhe një herë ata që thonë mos u gëzoni, krijon më shumë pesimizëm, se optimizëm. E njëjta gjë duhet thënë dhe për zgjedhjet. Kur thuhet që do ketë zgjedhje në qershor, natyrisht është gënjeshtër, e cila në qershor të kthehet në kosto. Kur thua duhet të ketë zgjedhje në tetor, duhet të jetë serioze, se mund të thotë Rama jam dakord, dhe pastaj s’di ç’të bësh. Zgjedhjet janë një çështje serioze, që nuk mund të lihet në dorë të propogandistëve.

Ato ndodhin kur duhet të ngjallin shpresë, dhe jo të jenë arsye për të fshehur dështimet. Po hapur duhet folur dhe për mënyrën se si e ka pritur Berisha, apo të tjerët, tryezën. Është e qartë që Berisha është pezmatuar, por nuk është gati t’i vërsulet Bashës për këtë. Po vuan dështimin e revolucionit të tij, që e nxiti e tentoi ta mbajë gjallë artificialisht. Po ashtu të zhgënjyer janë dhe aleatë të tjerë të PD, që flasin nën dhëmbë për atë që ka ndodhur. Në fakt nuk ka ndodhur asgjë e rëndë për PD. Ka ndodhur gjëja më normale. Anormale ka qenë gjithçka që ka ndodhur deri më dje. Por përpjekja për të justikuar normalitetin me gënjeshtra, e bën atë sërisht anormale.

Mero Baze: Një qeveri ku shpresa ka lindur e vdekur

Nga Mero Baze


Albin Kurti mund të bëhet kryeministër. Nuk di sa do zgjasin vuajtjet e tij për të bindur Isa Mustafën t’i hapë rrugë marrëveshjes, por është normale që ai të bëhet një ditë. Anormale është rruga që që po ndjek formimi i qeverisë. Së pari, nga një qeveri e shpresës, është kthyer në një qeveri makthi. Nëse pas 6 tetorit kishte një eufori të pajustikuar për një fitore që nuk dihej pse e quanin fitore plebishitare, pas tre muajsh e ca ka një makth dhe bezdi nga fitimitarët.

Stërgjatja e bisedimeve dhe përfshirja në to e çdo interesi personal të atyre që kanë marrë përsipër të formojnë qeverinë, tregojnë qartë se shpresa që diçka do të ndryshojë, ka vdekur. Biles shpresa është viktima e parë e qeverisë së re. Së dyti, kjo qeveri, çfarëdo që të jetë, do të jetë një qeveri e cila do të jetë një arenë lufte mes atyre që duan të duken ndryshimi, dhe atyre që duan t’i tregojnë se kanë në dorë qeverinë.

Asgjë e re nuk mund të prodhohet më nga një qeveri që më shumë është menduar për hallet e veta, se sa për projektin për të cilin pretendon që është votuar. Së treti, që është dhe më e rendësishme për Ksoovën në gjithë këtë periudhë të lodhshme dhe të mërzitshme bisedimesh, nuk është përmendur në asnjë rresht halli kryesor i Kosovës, bisedimet me Serbinë, që janë në krye të axhendës së SHBA dhe BE për Kosovën. Biles më të vëshitra po duken bisedimet Kurti-Mustafa, se sa bisedimet e pritshme Kurti-Vuçiç, që duhen të mbahen normalisht pas formimit të qeverisë. Dhe një qeveri e cila nuk adreson problemin kryesor të Kosovës në bisedimet për qeverinë, është një qeveri që më së paku do t’i shërbejë Kosovës.

Është e qartë se SHBA dhe BE kërkojnë sa më parë formimin e qeverisë, pasi duan të punojnë me ta për axhendën kryesore të Kosovës, që janë bisedimet. Është e qartë që dhe partitë e mbetura në opozitë pas zgjedhjeve duan t’ua lënë sa më parë këtë patate të nxehtë në duar. Vetëm dy njerëz janë gjakëftohtë në Kosovë, që nuk e kanë fare shqetësim këtë gjë, dhe ata janë Isa Mustafa dhe Albin Kurti. Manovrat e tyre për të shtyrë ditën e marrjes së mandatit  dhe lojërat me proceduart, tregojnë më së paku që ata nuk janë gati të qeverisin hallet e Kosovës, por të zgjidhin hallet e tyre.

Ndaj Kosova nuk ka luksin të shkojë as në zgjedhje të reja, dhe as të shikojë një skenë të re teatrale pa unitet dhe brenda qeverisë, për atë që i duhet Kosovës. I dërguari i presidentit Trump për Kosovën anuloi vizitën në Kosovë, pasi nuk ka me kë të bisedojë, dhe mbi të gjitha, se e shikon që askush nuk do të bisedojë për hallin e Kosovës. Ndaj do të ishte më mirë t’i jepej fund kësaj tragji-komedie të neveritshme.

Kosova do të ishte më e qetë me një qeveri me bazë të gjerë, mundësisht dhe Vetëvendosja brenda saj, dhe të bëjnë një plan së paku dy vjeçar për bisedimet me Serbinë dhe seriozitetin e shtetit të Kosovës, për të hedhur hapa të guximshme në drejtim të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kjo do të ishte një zgjidhje që së paku të mos tregonin njëritjetrin me gisht si tradhtarë apo heronj, derisa të zgjidhnin hallet e Kosovës. Pastaj le të ribëjnë zgjedhje për të parë nëse ka fitimtarë real në Kosovë, jo nga këta të vetëshpallurit. Por deri tani duket se ka vetëm një humbës të madh, dhe ajo është Kosova.

Mero Baze: Përse të gjithë ju dorëzuan sistemit?

Nga Mero Baze


Debati për ndryshimin e sistemit duket se u zbeh. Ai u ngjall në pikun e krizës politike, kur opozita donte të ftonte sa më shumë aktorë rreth saj, dikë që donte rritje pagash, dikë që donte kompensim për punët e kohës së komunizmit, dikë që donte legalizim, dikë që donte ishpronat, dikë që donte të mos i prishej shtëpia nga kalimi i rrugës, dikë që donte të mbronte tokën e zaptuar, dikë që nuk donte të paguante dritat dhe ujin, dikë që donte shkollë pa lekë, dikë që donte të mos paguante taksa, dikë që do të marrë rrogën si aktor protestues etj, pra çdokënd që kishte një arsye të vetën për të qenë i zemëruar dhe t’ia jepte zemërimin me qira PD-së.

Pikërisht në këtë kohë u shfaqën dhe plot të zemëruar me sistemin, kryesisht individë apo parti të vogla politike, të cilët nuk shikojnë më shpresë për përfaqësim në Parlament me këtë sistem. PD bëri sikur ishte dhe me këta, dhe foli për ndryshim sistemi. Sot revolucioni është shuar. PD, e cila tentoi të ishte ombrellë e pakënaqësive të tyre, me shpresë se do të dukej më  e madhe, duket më e lodhur prej tyre. Ndaj në këto kushte, ka rënë dhe vullneti për të gënjyer dhe ata që donin ndryshim të sistemit. Ndryshimi i sistemit, nuk është se zgjidh në mënyrë magjike forcimin e demokracisë në Shqipëri, pasi ne i kemi provuar tashmë të gjitha sistemet, që nga ai mazhoritar i pastër, deri tek ky që është propocional i pastër, duke kaluar dhe te modele të tjera të përziera midis.

Por nga të gjitha sitemet, ky i fundit i jep më shumë peshë vendimit të kryetarit të partisë për të mbrojtur pushtetin e tij nga kritikët, në kushtet kur partitë tona politike, veprojnë si organizma antiligjorë, në shkelje të rregullave dhe statutit dhe bazuar thuajse mbi emërime. Një ligj i tillë elektoral, është një shpëtim për kryetarë partish, duke pasur në dorë renditjen e listës. Nga ky ligj, më së shumti ndjehet i mbrojtur Lulzim Basha, pasi supozojmë që Edi Rama tashmë i ka konsoliduar pozitat në partinë e tij, pasi e ka ndryshuar atë tërësisht. Në këto kushte, të dëmtuarit e mëdhenj mbeten përfaqësuesit e opozitës parlamentare, të cilët duhet të përballen me këtë realitet jo me deklarata verbale, por me organizim politik. Pas gati një viti në Parlament, ata duhet të organizohen politikisht.

Dikush mund të zgjedhë të formojë partinë e tij, dikush mund të mbështesë parti të tjera të interesuara për ndryshimin e sistemit, si “Bindja Demokratike”, por e rëndësishme është që ata duhet të kenë një përfaqësim politik në këtë ballafaqim. Për hir të së vërtetës, disa prej tyre nuk kanë ndonjë vlerë politike dhe  përfaqësojnë aty humorin e zi të  Lulzim Bashës, ditën që i kanë shkuar në zyrë për t’i kërkuar emrin kot në listë. Por jo të gjithë janë ashtu. Ata që mendojnë se mund të vazhdojnë politikën me këmbët e veta, duhet të sillen si njerëz politikë, dhe duhet të përgatiten për të hyrë në garë, dhe jo për të vajtuar sistemin, duke u zënë me njëri- tjetrin dhe më të gjithë.

Në këtë gjendje që janë, ata janë po aq të dorëzuar para sistemit, sa dhe partitë e mëdha dhe aleatët e tyre. Arsyeja përse të gjithë ju dorëzuan sistemit, është se pothuajse të gjithë në këtë garniturë politike që ne kemi, janë produkt i sistemit dhe i fuqive të veta politike. Prej këtyre nga e majta, vetëm Edi Rama mund të quhet që është politikan i bërë vetë. Nga e djathta, ka disa politikanë të mbijetuar si Shehi, Duka, Mediu, Dule apo Ndoka, që po ashtu kanë shfrytëzuar shanset e sistemit për koalicion. Të tjerët janë të emëruar nga sistemi, përfshi Lulzim Bashën. Askush nga këta që shikoni sot në politikë, nuk ka bërë ndonjëherë një garë i vetëm, për të fituar vetë, ndaj mos prisni të dalin vetëm përballë njerëzve në garë. Dhe kjo është është arsyeja që i janë dorëzuar mos-ndryshimit të sistemit. Është arsyeja përse ata shërbejnë sot si politikanë. Pa këtë sistem mund të shërbenin si kamarierë, taksixhinj, ose biznesmenë.

Kur lufta për pushtet konvertohet në urrejtje për Shqipërinë

Nga Mero Baze


Ka dy ngjarje madhore që lidhen me 1 janarin e vitit 2020, që vënë në provë mungesën e energjive pozitive të shoqërisë sonë, edhe kur bëhet fjalë për ngjarje jo partiake, por kombëtare. Më 1 janar, lajmi më i rëndësishëm për vlerat e kombit shqiptar, ishte që shkrimtari Ismail Kadare u nderua nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”.

Ky është një titull që e ka merituar një rreth i ngushtë personalitetesh dhe është niveli  më i lartë i këtij çmimi, me të cilin Franca nderon personalitetet më me vlerë në botë. Ngjarja e dytë, që lidhet me 1 janarin, është kryesimi nga Shqipëria i Presidencës së OSBE, një ngjarje që mund të mos përsëritet më dhe që është një shans për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

E para, nderimi i Kadaresë, në thelb është një vlerësim i të vetmit institucion Perëndimor të pranuar nga bota që ne kemi prodhuar në historinë tonë. Kadare është pasaporta jonë krenare në Perëndim dhe në gjithë botën, por mbi të gjitha, njeriu që e tërheq gjithë elegancë, si një patriark hijerëndë, “karrocën” tonë të shkatërruar drejt Perëndimit. Është njeriu që na mban kokën nga Perëndimi.

Ajo që të bie në sy, është që opozita zyrtare duket sikur më shumë u inatos, se sa bëri sikur të gëzohej me këtë ngjarje. Kjo nuk do të thotë që opozita është doemos anti-Perëndimore, por përpjekja për të politizuar vlerat tona kombëtare dhe për t’i konsideruar ato, vetëm nëse i përdor politikisht, është një sëmundje që e zvogëlon shoqërinë tonë dhe e bën atë meskine, provinciale dhe pse jo, dhe linçuese ndaj çdo vlere, që ajo mendon se nuk e përdor dot politikisht. Kjo tregon shumë për standardin e një shoqërie.

E dyta, kryesimi i Presidencës së OSBE nga Shqipëria, është një ngjarje që nuk lidhet me Edi Ramën apo qeverinë, edhe pse ata kanë vite që luftojnë në kanale diplomatike për këtë gjë. Ajo është një mundësi e shkëlqyer që vendi ynë, të krijojë lidhje të reja me Europën dhe të ketë mundësi të promovojë vlerat e veta. Vreri me të cilën i janë turrur kryesimit të OSBE nga Shqipëria opozitarët tanë, tejkalon vrerin dhe rezervat e çdo vendi tjetër që mund ta konsiderojmë vend jo mik, që në fakt kanë munguar në këtë fillim viti.

Të vetmit që duket sikur protestojnë pse Shqipëria po kryeson OSBE, janë opozitarët tanë. Tani jam dakord që ta nisim vitin e ri me të shara për mjekrën e Edi Ramës, për gallatat me të prekurit nga tërmeti, për frikën se mund të mos realizohet projekti i rindërtimit, madje jam gati të qajmë dhe pse s’u bë Elvis Naçi “Njeriu i Vitit”, por nuk e kuptoj pse duhet të nxijmë, të heshtim, apo të përbaltim dy ngjarje me të cilat jemi të lirë të gëzohemi të gjithë, pa dallime politike, se mbi të gjitha, janë dy ngjarje që na identikojnë me Perëndimin, dhe na vënë në krye të vlerave të tij.

Ismail Kadare nuk ka nevojë për duartrokitjet tona. Madje, aq i famshëm sa është, nuk ka nevojë as për lëvdatat tona për librat e tij, se po e vlerësojnë më shumë nga Londra, deri në Kore të Jugut, se sa nga Shkodra deri në Sarandë. Por vlerësimi për të, si një nga personalitetet e mëdha të botës, që merr çmimin, “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”, është më shumë një nder për Shqipërinë, se sa për të. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për kryesimin e radhës së OSBE. Ajo është një ngjarje politike që fitohet me konsensusin e gjithë vendeve të OSBE.

Dhe të gjitha këto vende e kanë dhënë këtë konsensus. Të vetmit që nuk e japin dhe hedhin vrer ndaj Shqipërisë për këtë ngjarje, janë PD dhe LSI në Tiranë. Kjo do të thotë, që në strategjinë e opozitës, negativizmi nuk është thjesht strategji kundër qeverisë, por mbi të gjitha, kundër Shqipërisë. Dhe nuk di se si mund ta bindësh një popull të të votojë, duke i sharë nënën. Vetëm këta tanët e kanë zbuluar këtë formulë.

Të gjithë po luftojnë si të mos bëjnë qeverinë (përveç Vjosës)

Nga Mero Baze


Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot  Glauk Konjufcën, kryetar të Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të bisedimeve mes LDK-së e Vetëvendosjes për formimin e qeverisë së re. Kryetari i ri i Kuvendit u zgjodh pa marrëveshje, i propozuar nga Vetëvendosja dhe i votuar nga LDK si kryetar pakice, edhe pse nuk kishte miratimin paraprak të saj.

Zhvillimi i ri i hap rrugë formalisht ngritjes së institucioneve, por realisht, më shumë se sa një përgatitje për të qeverisur, duket si fillimi i një procesi për të mos marrë përgjegjësi për qeverisjen dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Fakti që LDK nuk e bllokoi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, edhe pse nuk kishte marrëveshje, është shenjë që tregon se LDK nuk dëshiron të jetë përgjegjëse për dështimin e marrëveshjes, që mund të çojë vendin në zgjedhje të reja.

Në këtë mënyre, ajo po përpiqet të ekspozojë Vetëvendosjen si një forcë politike që kërkon gjithë pushtetin, dhe nuk ka aftësi për kompromise.

Nga ana tjetër, Vetëvendosja e bëri fakt të kryer zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi duket më e interesuar të çojë vendin në zgjedhje të reja, duke provokuar LDK-në, se sa të ulet të qeverisë me ta.

Formalisht presidenti Thaçi i jep nesër mandatin e kryeministrit Albin Kurtit, i cili ose do formojë një qeveri vetëm me Vetëvendosjen, pra qeveri pakice, të cilën ironikisht mund ta votojë sërisht LDK, ose do ta dorëzojë mandatin tek LDK, si parti e dytë.

Këtu ka një debat ligjor dhe politik.

Kujt duhet t’ia japë mandatin e dytë Hashim Thaçi, Isa Mustafës, apo Vjosa Osmanit?

Duke qenë se bëhet fjalë për mandatin e kryeministrit, LDK ka pasur kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin, ndaj mandatin e kryeministrit, nëse i vjen radha për këtë LDK-së, presidenti duhet t’ia japë Vjosa Osmanit, dhe jo Isa Mustafës.

Qytetarët votuan LDK-në e Vjosa Osmanit, dhe jo LDK-në e Isa Mustafës, votuan të kenë kryeministre Vjosa Osmanin. Injorimi dhe izolimi i saj pas zgjedhjeve, është një delegjitimim i mandatit real që qytetarët i dhanë LDK-së.

Ndaj në këtë pike, presidenti Thaçi ka detyrim ligjor dhe politik, t’ia ofrojë mandatin Vjosa Osmanit, pasi ajo ka qenë e mandatuara për kryeministre nga LDK.

Ajo ndoshta e gjen në raundin e dytë gjuhën për një qeveri të re, ndoshta dhe me Vetëvendosjen, apo me të tjerë, por së paku ka një mandat moral për ta bërë këtë.

Kjo do të vërë në provë dhe Albin Kurtin, i cili  prej sot, nuk po kërkon rrugë si të qeverisë, por po kërkon si të shkojë në zgjedhje të reja.

Provokimi që bëri në Kuvend duke paraqitur pa marrëveshje Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi, ishte shpresa e parë që të rrëzohej ende pa nisur Kuvendi.

Kjo nuk ndodhi falë taktikës së LDK. Tani, para se të shkohet në zgjedhje, duhen vënë në provë jo vetëm Albin Kurti, por dhe Vjosa Osmani.

Kjo do të zbuloj realisht, nëse Albin Kurti është po aq i vjetër sa Isa Mustafa ndaj saj, apo do t’i hapë rrugë komprosit, që mund të ndryshojë dhe LDK-në, edhe Kosovën.

Nxitimi i tij  për t’u shpallur fitimtar pa fituar shumicën, dhe aq më tepër, mungesa e artit të kompromisit për qeverinë e re, në fakt e vjetëruan fitoren e tij, ende pa e shijuar.

Tani durimi i tij për të pranuar kandidaten tjetër për kryeministre, për të respektuar votën për ndryshim të qytetarëve, do të dëshmojë nëse ai ka pasur synim ndryshimin, apo pushtetin.

Baze: Dëmi i “Mini-Shengenit” mes shqiptarëve

Nga Mero Baze


Projekti i Mini- Shengenit ka prodhuar një perceptim konflikti mes Kosovës dhe Shqipërisë, por jo aq shumë për shkak të përmbajtjes që ka projekti i Mini-Shengenit, se sa nga përdorimi politik në Shqipëri. Këtë e shpjegon më së miri se histeria ndaj projektit, nuk lidhet as me takimin e parë në Novi Sad, as me të dytin në Ohër, por me takimin e tretë në Tiranë, ku nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e re. E vetmja gjë e re, është se në Kosovë ndërkohë që bëhej takimi i tretë në Tiranë, nuk ka ende qeveri, dhe se secili prej udhëheqësve politikë atje, mendon se fiton pikë po të sulmojë Edi Ramën si tradhtar.

Në këtë spirale pastaj u fut shtypi i Kosovës, Akademia, dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po ashtu e shikojnë betejën me Edi Ramën, si një shans të mirë  për t’u dukur patriotë dhe për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre të brendëshme. Duke mos guxuar të flasin për problemet e tyre, ata janë komodë, të duken agresivë me Edi Ramën. Kjo gjë nuk ndodhi me shqiptarët e Maqedonisë, të cilët janë një e treta e shtetit atje, dhe janë forcë vendimtare në qeverinë e Maqedonisë. Askush prej tyre, as nuk akuzoi Edi Ramën si tradhtar, dhe as nuk shprehu paranojën apo frikën, se me Mini-Shengenin e qeverisë së tyre, shqiptarët do anashkalohen.

Ali Ahmeti nuk është më pak patriot se bashkëluftëtarët e tij të UÇK në Kosovë, apo se pacifistët e atjeshëm. Po ashtu, dhe të tjerët. Të njëjtin qëndrim po mbajnë dhe shqiptarët e Malit të Zi. As ata nuk janë të shqetësuar se po diskriminohen si shqiptarë, apo se po bëhet ndonjë tradhti kombëtare. Dëmi real tani nuk është se politikanët dhe mbështetësit e tyre në Kosovë, secili për llogari të vet, kanë vënë në shënjestër Edi Ramën, por se kjo gjë ka krijuar një reaksion në Shqipëri, për shkak se beteja është personalizuar me Edi Ramën. Fakti që opozita e mbetur pa kauzë në Shqipëri, befas është gdhirë patriote, krijon një lloj averzioni ndaj ndërhyrjes politike të Kosovës në Shqipëri.

Dhe ky është një shkak që nxit një lloj anti-kosovarizmi të padobishëm. Në Shqipërinë e viteve ‘90, para konfliktit të Kosovës, Shqipëria vuante nga një sëmundje e tillë. Anti-kosovarizimi i viteve ‘90, para konfliktit të vitit ‘99, shfaqej gati në formën e një racizmi ndërshqiptar. Unë që punoja me shtypin e Kosovës, e ndieja bezdinë e të identifikuarit me Kosovën, si një vend që e përdorte politikisht Sali Berisha, për propagandë patriotike. Aq shumë prodhonte anti-kosovarizëm kjo gjë, sa shumë nga kolegët e mi, që këto ditë për shembull, vajtojnë për Mini-Shengenin, atëhere bënin artikuj të hidhur (i keni tek “Koha Jonë”), se Ibrahim Rugova duhet të dilte në zgjedhjet serbe, se ai duhet të njihte shtetin e Milosheviçit etj.

Nuk po u citoj emrat se besoj i mbajnë mend artikujt e tyre. Nikolla mund të na ndihmojë t’i ribotojë. Po kaq reaksion kam ndjerë nga Kosova, në vitin 1996 -1997, kur Berisha tentoi të përzihej në punët e brendshme të tyre, duke tentuar të zëvendësojë Rugovën me të tjerë, t’i nxisë të përkrahin protestat në Serbi, e kështu me radhë. Kishte gati një racizëm të Kosovës ndaj Shqipërisë, një bezdi ekstreme nëse identifikoheshe me Berishën, kryesisht brenda LDK-së. E njëjta gjë po ndodh dhe tani. Të mbetur pa kauzë dhe pa një qëndrim realist mbi një nisëm rajonale, që në fund të fundit prodhon vetëm klimë besimi në rajon, thuajse  të njëjtët janë entuziasmuar nga sulmi që vjen nga Kosova mbi Edi Ramën, dhe po përdorin Kosovën si kamzhik ndaj një kundërshtari që nuk e mundin dot.

Kjo gjë nuk e mund Edi Ramën. Nuk e mund, se së pari nuk është e vërtetë, por mbi të gjitha se kjo nuk është betejë e tyre, por është keqpërdorimi i Kosovës në betejën e tyre. Kosova nuk duhet të futet kurrë në llogaritë politike mes shqiptarëve të Shqipërisë. Ajo nuk duhet të votohet, nuk duhet të jetë objekt debati politik, por konsesual, dhe mbi të gjitha, nuk duhet të jetë palë në zhvillimet në Shqipëri. Nëse ndodh kjo që po tentojnë të bëjnë disa kokëboshë nga Kosova që paguhen nga vilat e Lalzit, i bie që në Shqipëri kur të votohet për Edi Ramën, të votohet dhe për Kosovën, dhe pastaj Kosova të identikohet me dy vilat në Lalëz, ku ndahen para për këtë fushatë. As e kundërta nuk duhet të bëhet. As në Kosovë nuk duhet votuar dikush duke pasur parasysh Shqipërinë, pasi as Shqipëria nuk mund të hidhet në votë duke i identifkuar me një person, që mendon se duke mbajtur flamurin e Shqipërisë në zyrë, ka liçencën e patriotizmit.

Kjo prodhon vetëm një dëm në Shqipëri, që është dëm real. Krijon dhe ringjall atë frymën e anti-kosovarizmit, që është bezdisëse, e pavërtetë dhe gati raciste. Në vitin 1991 e mbrapa e merrnin Kosovën inat në Tiranë prej politikës së Berishës, dhe e identikonin me një kosovar që shiste limonatë të prishur tek hotel “Tirana”. Tani në fakt e marrin inat nga impotenca e opozitës në Shqipëri, që përdor garën “patriotike” të kosovarëve dhe e identikonin me ca kosovarë që u shesin limonada patriotike para “Rognerit”. Por thelbi është se sa herë që Kosova përdoret në llogaritë e brendshme politike të Tiranës, aq herë dëmtohet Kosova, jo Tirana. Dhe e kundërta njësoj.

Tre rreziqe aktuale për lirinë e shtypit, pallogaritur ligjin “antishpifje”

Nga Mero Baze


E ashtuquajtura paketa “antishpifje”, e cila po paraqitet në formën e një “tigri” kundër lirisë së medies, në fakt përfundoi si një “mace”. Ndryshimet e bëra dhe pas minutës së fundit, të cilat Taulant Balla vetëm sa i përkthente nga anglishtja, duket se e futën ligjin në një shtrat burokratik, duke asgjësuar çdo përpjekje për t’u keqpërdorur politikisht.

Por dhe nëse ligji do të kishte mbetur “tigër”, siç u paraqit në fillim të tij, ai nuk do të ishte kurrë i tillë në zbatim, dhe në efektin mbi lirinë e shtypit. Liria e shtypit në një vend si i yni, aktualisht ka tre armiq të mëdhenj.

Armiku i parë i madh është burimi financiar i shtypit, i cili vjen nga koorporatat e mëdha që diktojnë jetën ekonomike dhe politike të vendi, ose siç ua kemi ngjitur ne emrin, “oligarkë”. Në Shqipëri je i lirë ta bësh copë Edi Ramën, je i lirë të tallesh me Lulzim Bashën, je i lirë të bësh gallatë me Ilir Metën, por nuk e bën dot me “oligarkët”.

Ajo është një listë e ndaluar “armiqsh” të shtypit shqiptar, dhe njëkohësisht një listë turpi për secilin prej nesh. Nuk ka ligj që na ndalon t’i sulmojmë ata. Nuk ka ligj që na ndalon t’i hetojmë ata. Nuk ka ligj që na ndalon t’i investigojmë ata.

Por të gjithë ndaj tyre sillen si “konstruktivë”, shumë herë më konstruktivë se ndaj qeverisë apo opozitës. Dhe kjo ka të bëjë me pafuqinë e një mekanizmi ekonomik të pavarur për shtypin shqiptar, që bazohet gjithnjë e më shumë tek reklama, pa pasur nevojën e reklamuesve, e gjithnjë e më pak tek shitja e produkteve të tij.

Kur shtypi shqiptar të mbijetojë duke shitur produktin e tij, duhet të llojmë të asim për lirinë e tij. Tani duhet të asim për mbijetesën e tij. 90 për qind e medieve të Tiranës, nuk justikojnë dot pagat e tyre nga burimet publike që deklarojnë.

Portale dhe TV online që punësojnë 100 vetë, pa asnjë reklamë, vetëm në Shqipëri gjen. Dhe ata kanë pas ose botën e krimit, ose korrupsionin. Mos prisni ta luftojnë atë.

Armiku i madh i dytë i lirisë së shtypit, është sponsorizimi politik i tij. Ideja që me shtypin vihet e iket nga pushteti, është ende një ide biznesi në Shqipëri.

Qeveria, por dhe opozita, janë të fiksuara me rëndësinë e shtypit për pushtetin e tyre, dhe ajo që kanë bërë me sukses, është të parcelizojnë shtypin, të kenë pushtetin e tyre mbi gazetarët, dhe t’i përdorin ato për interesa të tyre.

Kjo bën që kurrë gazetarët shqiptarë, të mos jenë të bashkuar në një kauzë. Dhe nuk ke si të jesh, pasi përdorimi politik lë gjurmët e tij. Opozita aktuale ka një histori të ndyrë represioni ndaj shtypit, kur ka qenë në pushtet, kurse qeveria aktuale, një histori mikluese për të qenë komforte me mediat e mëdha.

Evoluimi që kemi nga vitet e pushtetit të Berishës, është se tani ka gazetarë që tenton t’i përdorë opozita, por nuk ka antimitingje ndaj tyre, si në kohë të Berishës, kur Frangaj mobilizonte lista gazetarësh, që dënonin dhunuesit e gazetarëve dhe mbronin dhunuesin, vetëm se dilte në foto me gruan e Berishës. Disa nga këta ishin para Kuvendit duke “luftuar” për liri.

Armiku i tretë i madh i lirisë së shtypit, është autocensura dhe guximi personal për të bërë gazetari. Mediat e mëdha janë sot duarlidhura nga fakti se nuk janë konkurrente, nuk mbijetojnë dot me të ardhurat nga shitja e produktit të tyre, dhe janë në një aleancë mes biznesit dhe politikës.

Mediat e reja të internetit janë më të lira, por jo si gazetari cilësore, por si platforma propagandistike. Nuk ka ligj për mediat në një sistem politik të lire si i yni, që mund të ndalë një gazetar të bëjë historinë e vet. Dhuna ndaj gazetarëve dhe pasojat që ata kanë pasur në vite, kryesisht prej pushteteve të Sali Berishës, nuk kanë ardhur nga ligjet, por nga paligjshmëria dhe abuzimi me pushtetin. Por prapë nuk ja kanë dal dot.

Ndaj sot guximi për të bërë gazetari, është relativizuar nga guximi për të shpikur ngjarje. Gazetaria cilësore është mall i lirë në treg. Ajo as blihet e as shitet, vetëm sponsorizohet, siç janë rastet e financimeve të Ambasadave të atyre që quhen media të OJQ.

Rreziqe të tjera nuk shikoj, përveç kësaj që po ndodh sot, e cila tenton të barazojë guximin për t’i shkuar të vërtetës në palcë, përmes gazetarisë së vërtetë, me guximin për t’i shkuar burimit në palcë përmes gënjeshtrës.

Mero Baze: Mos e heroizoni kot Vangjush Dakon!

Nga Mero Baze


Arrestimi i një sërë zyrtarëve të urbanistikës dhe investitorëve të disa ndërtesave në Durrës, duhet të shërbejë si një proces që të provojë shkakun që prodhoi tragjedinë pas tërmetit. Ekspertiza e godinave të shembura dhe atyre ku humbën jetë njerëzish, duhet të provojë në mënyrë shkencore se çfarë ka shkuar keq në ato godina. Disa prej tyre kanë qenë godina të periudhës së fundi komunizmit, ndërtuar jashtë standarteve.

Por një pjesë e madhe janë godina të tranzicionit, të cilat, ose janë ndërtuar keq, ose ka pas ndërhyrje jashtë standarteve të ndërtimit. Verkimi i kësaj problematike, duhet të na çojë tek personat përgjegjës, dhe jo e kundërta. Nëse nisemi nga personat që duam të ndëshkojmë për betejë politike e pastaj të gjemë argumente për arrestimin e tyre, jo vetëm që rrezikojmë t’i bëjmë viktima të ndaluarit dhe të shpallen të pafajshëm, por të fshehim dhe shkaqet e vërteta të tragjedisë, që mund të na përsëritet.

Kam parë reagimin e PD, që në gjithë këtë histori, kërkon doemos arrestimin e Vangjush Dakos, si ish- kryetar Bashkie. Nuk është se kam parë ndonjë fakt që e lidh përgjegjesinë e ndonjë godine të shembur me Vangjush Dakon, por natyrisht që nuk e përjashtoj të ketë, nëse del gjatë hetimit. Por po të nisemi nga emrat e bashkiakëve, duhet të ndalojmë gjithë ish- kryetarët e Bashkisë së Durrësit, nga viti 1992, t’i mbajmë në paraburgim derisa të përfundojë gjyqi, pasi më së shumti kanë rënë godina që janë ndërtuar deri në vitin 2000, kur Durrësi ka qenë drejtuar nga PD.

Duhet të ndalojmë me këtë logjikë, Tomor Golemin, që ka drejtuar deri më ‘1996, Arqile Gorean, që ka drejtuar deri në vitin 2000, Miri Hotin, që ka drejtuar deri në vitin 2003, Lefter Kokën, që ka drejtuar deri në vitin 2007, dhe së fundmi Vangjush Dakon, pas vitit 2007. Biles dhe Muho Asllanin duhet ta ndalojmë, se kanë rënë disa godina të ndërtuara nga partia, me kontribut vullnetar. Por të nisesh nga kjo logjikë, është një mënyrë se si ti nxjerrësh të pafajshëm të gjithë, duke u marrë me të fundin, të cilit dyshoj se i ka rënë ndonjë pallat, nga ata që ka dhënë leje.

Kjo është mënyra më e keqe për të sabotuar procesin e hetimit dhe gjykimit të fajtorëve, dhe për ta lënë krimin pa emër në Durrës, Lezhë e Laç. Shikoni se çfarë ndodh me krimin tek Kavalishenca. Ndërhyrja e fundit zyrtare me tender është bërë në vitin 2008, kur ishte ministër Bujar Nishani. Aty humbi jetën një oficer policie. Sali Berisha, për ta mbuluar përgjegjësinë e tenderuesit të fundit që e ka në krye të PD, shpik që aty ka bërë orgji Saimir Tahiri, ndaj kanë rënë muret. Tani perversitete të tilla të një plaku të lig, që tenton të mbulojë krimet duke bërë politikë, nëse nuk hetohen si përpjekje për të fshehur krimin, mund të dëmtojnë procesin.

Në këtë rast PD nuk thotë të ndalohet Nishani, por të ndalohet Saimiri, se nga “orgjitë” janë tronditur muret. Hetimi duhet të jetë serioz dhe duhet të nisë nga rrënojat, për të shkuar në zyra, dhe jo nga zyrat për të shkuar tek rrënojat. Po e nisëm nga zyrat jemi duke bërë politikë dhe personazhet do mbrohen politikisht. Po e nisëm nga rrënojat, askush si mbron dot më. Mos e ribëni hero Vangjush Dakon, pa qenë nevoja, se do niseni te arrestoni Vangjushin e mund t’iu dalin tuajat me keq. Lërini prokurorët të merren me shkaqet për të gjetur fajtorët, dhe jo t’ua caktoni prokurorëve fajtorët dhe ata të gjejnë shkaqet. Kështu kanë pas vepruar kur donin të nxirrnin grupe armiqësore në komunizëm. Tani jemi duke kërkuar fajtorë, jo grupe armiqësore.