Finalja e Champions League luhet me tifozë

CHAMPIONS LEAGUE


Për herë të dytë radhazi, për shkak të pandemisë që ka sjell COVID-19, finalja e Champions League nuk do të zhvillohet në Stamboll, ashtu siç ishte parashikuar në kalendar.

UEFA ka ndryshuar sërish destinacion duke ia besuar këtë finale Portugalisë, ashtu siç ndodhi një vit më parë me finalen Bayern-Munich-PSG. Me 29 maj finalja ndërmjet Man.City dhe Chelsea do të zhvillohet në Porto në stadiumin “Do Dragao”.

Kjo finale e gjitha britanike do të luhet me tifozë, sigurisht me një numër të reduktuar. UEFA ka njoftuar në komunikatën zyrtare se në stadium do të jenë të pranishëm 12 mijë tifozë, 6 mijë për dy ekipet.



Skip to toolbar