Të dielën mblidhet Këshilli dhe Kryesia, grupimi ‘Për PD’: S’jemi vartës të Bashës

Më të fundit


Grupimi për PD-së ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratiti Lulzim Basha, sipas të cilëve po keqpërdor institucionet drejtuese duke diktuar dhe kufizuar debatin e brendshëm në parti.

Reagimi erdhi pas Basha njoftoi mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ditën e diel, të cilët thonë se ka vendosur vetë për gjithçka, për rendin e ditës, temat dhe çështjet e diskutimit pa u konsultuar me askënd. Në përgjigje të këtij vendimi, grupimi për PD thekson në deklaratën e tij se Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të Bashës.


“Institucionet kryesore vendim marrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diktuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit te brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak t’u komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretareve personal të Kryetarit.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit, por të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokrateve dhe jo Kryetarit”, thuhet në deklaratë.




Skip to toolbar