Finlanda bën histori, shkon në Europian. Norvegjia rihap shpresat

SPORT


Finlanda ka kompletuar arritjen e saj historike, duke triumfuar me shifrat 3-0 ndaj Lihteshtejnit dhe duke festuar kualifikimin për herë të parë në historinë e saj në një kompeticion madhor. Kombëtarja skandinave ka kurorëzuar në mënyrën më perfekte eliminatoret fantastike që kishte zhvilluar deri në këto momente, ku në një grup me emra si Italia, Bosnja apo Greqia, arritën të renditeshin të dytët.

Finlandezët, edhe matematikisht kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Europian 2020, ka edhe një ndeshje në dispozicion për të luajtur. Touminen zhbllokoi sfidën në pjesën e parë për finlandezët dhe në 45-minutëshin e dytë shënoi dy herë sulmuesi i momentit Temo Pukki, ndërsa Finlanda u ngjit në kuotën e 19 pikëve, duke siguruar matematikisht vendin e dytë, pas Italisë që mban kreun me 24 pikë. E pavlerë fitorja minimale 0-1 e Greqisë në Jerevan përballë Armenisë vendase, në ndeshjen që u vendos nga një gol i Limnios në pjesën e parë të takimit. Grekët u ngjitën në vendin e tretë me 11 pikë dhe ku triumf mund të vlejë vetëm për t’u renditur sa më lart, por jo për t’i dërguar në Europian.


Norvegjia bëri detyrën në ndeshjen përballë Ishujve Faroe, ku fitoi 4-0, me nga dy gola të shënuar në çdo pjesë loje, duke rihapur tërësisht shanset për një kualifikim të mundshëm në Europianin 2020.

Megjithatë në këtë grup favorite është Spanja, që pritet të sigurojë kualifikimin matematikisht sonte në përballjen me Maltën, ndërsa Suedia, Norvegjia e Rumania do të diskutojnë deri në ndeshjen e fundit për një vend.




Skip to toolbar