Fitër Bajrami, tre parkingje falas në dispozicion për faljen e besimtarëve në Tiranë

AKTUALITET


Me rastin e Fitër Bajramit, Bashkia e Tiranës ka menduar që t’u vijë në ndihmë të gjithë besimtarëve myslimanë.

Ditën e premte, më 21 Prill, për faljen e besimtarëve, tre parkingje në kryeqytet do të jenë falas, në mënyrë që ata të mund ta kryejnë ritualin e faljes pa asnjë pengesë.


Parkimi te “7 Xhuxhat”, te Sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi i Ri do të jenë pa pagesë nga ora 5:00 -9:00 të mëngjesit.

Ky muaj ka qenë një muaj solidariteti në Tiranë, ku bashkia nga ana e saj ka organizuar aktivitete të shumta sociale.




Skip to toolbar