Rritja e pagave, ministrja e Financave tregon si do i gjejnë paratë

EKONOMI


Këtë të enjte u zhvillua mbledhja e qeverisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sqaroi se kush është burimi i parave për rritjen e pagave. Ajo shpjegoi se janë “disa zëra të parashikuara në buxhetin e vitit 2023” të cilat bëjnë të mundur rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit.

Pyetje: Ju keni deklaruar një kosto të kësaj reforme për rritjen e pagave. Dy janë mundësitë sepse kjo nuk ka qenë e parashikuar në buxhetin e miratuar në Nëntor. Ose ju keni burime të reja të paparashikuara në buxhet, ose disa para po i hiqni nga diku për t’i çuar diku. Mund të na e sqaroni se kush është burimi i këtyre parave?


Delina Ibrahimaj: Siç kemi anonçuar kjo rritje do të jetë e ndarë në dy faza. Pra projektvendimet që sapo miratuam sot janë projektvendime që lidhen me pagat e vitit 2023 ndërkohë që do të ketë një rritje të mëtejshme të pagave në 2024 kur reforma supozohet që të përfundojë. Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritje së pagave është në nivelin 38 miliardë Lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhe qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra janë kosto që përballohen brenda kuadrit makrofiskal duke ruajtur të gjitha parametrat e ligjit organik të buxhetit. Që do të thotë ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe ne do të vijojmë të ulim deficit  duke garantuar qëndrueshmëri fiskale. Për vitin aktual në buxhetin e vitit 2023, që ku u hartua ne kemi parashikuar një politikë të rritjes së pagave dhe ishte një vlerë prej 2.4 miliardë lekësh të parashikuara në buxhet për politikën e rritjes së pagave. Ajo rritje targetonte sistemin e arsimit, të shëndetësisë, por edhe disa kategori të tjera si për shembull sektori i IT. Sigurisht që në projektbuxhetin e këtij viti kishim një fond rezervë për disa politika sociale të cilat planifikonim t’i implementonim gjatë vitit. Rritja e pagave dhe momenti i rritjes së pagave vjen si pasojë e krizës inflacioniste që është duke ndodhur, çmimeve të larta dhe rritjes së kostove të jetesës. Janë disa zëra të parashikuara në buxhetin e vitit 2023 të cilët akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit.




Skip to toolbar