Fitoi zgjedhjet, Johnson: Ia dolëm, më 31 janar finalizojmë Brexit

BOTA


Pas fitores në zgjedhjet e parakohshme, kryeministri konservator Boris Johnson u kërkoi bashkëqytetarëve të tij të “shërojnë plagët” e krijuara nga Brexit. Para zyrës së tij, Johnson falenderoi zgjedhësit si dhe u kërkoi atyre që nuk e dëshirojnë Brexit se ka ardhur koha që vendi të ndërrojë faqe dhe të shërojë plagët e krijuara nga largimi nga BE. Johnson tha se tashmë ka një mandat të plotë për të përfunduar procesin e daljes së vendit nga unioni deri më 31 janar.

Ne ia dolëm, pavarësisht vështirësive. Ne e tejkaluam ngërçin. Në këto momente të lavdishme përpara një agimi të ri, përpara një dite e qeverie të re, dua së pari t’u shpreh mirënjohjen atyre kolegëve të mirë që humbën vendet e tyre pa pasur asnjë faj. Sigurisht dua të uroj të gjithë ata që garantuan shumicën më të madhe që kanë pasur ndonjëherë konservatorët që nga vitet ’80”, tha ai.

Johnson tha gjithashtu se qeveria e tij do të përfaqësojë të gjithë britanikët në çdo cep të vendit.

Partia konservatore e Johnson fitoi një maxhorancë absolute prej 365 vendesh nga 650 në Dhomën e Ulët të Parlamentit, rreth 48 vende më shumë dhe shënuar një fitore historike. Ndërsa partia Laburiste ka humbur 59 vende, me 203 deputetë duke bërë që drejtuesi i saj Jeremy Corbyn të hiqte dorë nga drejtimi i partisë në zgjedhjet e ardhshme.



Skip to toolbar