Spektakël në “Air Albania Stadium”, derbi nis me dy gola të shpejtë (video)

AKTUALITET


Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës nisi me dy gola të shënuar brenda 10-të minutave të para të lojës. Sapo nisi loja, të dyja skuadrat nisën sulmin në portat kundërshtare. Ndaj nuk zgjati shumë dhe erdhi zhbllokimi i rezultatit.

Një gol i shënuar nga Idi Batha i dha avantazhin Tiranës në minutën e 7 ta takimit. Mesfushori bardheblu shënoi pas një asisti të bukur nga Torasa, ndërsa Batha me kokë gjeti cepin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Por festa zgjati vetëm tre minuta. Partizani u rikthye në sulm për të vendosur barazpeshën.


Në të 10`, ishte Bardhi që tundi rrjetën e Likës. Sulmuesi i të kuqve shënoi pas një rrëmuje në zonë dhe mos kontrolli të topit mirë nga portieri bardheblu. Megjithatë, skuadra e Tiranës pretendon për një pozicion jashtë loje, por gjyqtarët e takimit vendosën të quajnë të rregullt golin. Ndërkohë, atmosfera në “Air Albania Stadium” është fantastike.




Skip to toolbar