Florida, në pritje të goditjes nga “zemërimi” i uraganit ‘Dorian’, evakuohen banorët

BOTA


Shteti i Floridas është vënë në alarm pasi trajektorja e uraganit “Dorian” nuk mund të parashikohet me saktësi dhe pritet të godas vendin nga momenti në moment. Uragani Dorian, i cili tashmë është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 me erëra që kanë arritur shpejtësinë 130 km/orë, po largohet nga brigjet e Bahamas dhe po drejtohet për në Florida, ku prej disa ditësh kanë nisur evakuimet.

Aeroporti ndërkombëtar i Orlando ka ndërprerë të gjitha fluturimet, ndërsa shumë institucione e biznese janë mbyllur. Universitetet dhe shkollat kanë pezulluar mësimin dhe do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të martën.

Edhe dy termocentralet bërthamore po përgatiten të mbyllen nëse konfirmohet se stuhia do t’i kërcënojë.

Alarmi për rrezikshmërinë e saj dhe evakuimin e banorëve e dha edhe presidenti Trump, i cili e quajti stuhinë  “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe “shkatërruese.

Sipas ekspertëve,  nëse “Dorian” qëndron për disa ditë në Florida, dëmet do të jenë të pallogaritshme, pasi  ky është një nga uraganet e llojit ‘më të keq’ i atyre që ‘qëndrojnë për shumë kohë mbi zonat metropolitane’.



Skip to toolbar