FOTO/ Kush është “piloti” me BMW që u përplas në digën e liqenit artificial

AKTUALITET


Eldi Allushi është i riu nga Durrësi që u ngjit mbi digën e Liqenit Artificial në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte. 26 vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi nga rruga e ”Kosovarëve” dhe makina BMW X6 ka përfunduar në pedonale.

Allushi është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit.

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

FOTO/ Kush është "piloti" me BMW që u përplas në digën e liqenit artificial


Skip to toolbar