Mungesa të mëdha te “gjelat”, që duhet të bëjnë llogaritë pa Mbappe, Pogba dhe Kante. Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, në Francë e kanë zbuluar formacionin që do të zbresë në fushë me urdhrin e trajnerit Didier Deschamps.
Në vend të sulmuesit të PSG-së pritet të luajë Kingsley Koman, i cili në krah do të jetë me Thomas Lemar. Dy lojtarë të shpejtë, që pritet të prishin balancat e mbrojtjes kuqezi, ndërsa para tyre pa dyshim do të jetë dyshja Griezmann-Giroud.
Në mesfushë është krijuar diga me dy lojtarë të tjerë: Matuidi dhe Tolisso, ndërsa mbrojtja është vërtetë me 5 yje: Varane dhe Lenglet në qendër, Pavard e Hernandez në krah. Në portë si gjithmonë kapiteni Lloris.