Francë, “jelekverdhët” përleshen me policinë

BOTA


Në rrugët e Parisit, “jelekverdhët” kanë vazhduar sërish protestat e tyre, kësaj here ata janë përleshur me policinë. Protestuesit filluan të gjuanin me gurë drejt tyre, teksa më pas ajo iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Në rrugët e Parisit jelekverdhërtr kanë vazhduar sërish protestat e tyre, kësaj here ata janë përleshur me policinë.


Protestuesit filluan të gjuanin me gurë drejt tyre, teksa më pas ajo i’u përgjigj me gaz lotsjellës.

Numri i protestuesve ishte rreth 1.200 veta. Edhe pse të paktë ata sulmuan degët e bankave, dyqanet dhe lokalet e tjera që gjendeshin aty pranë.

Policia arrestoi 27 protestues. Pas gjashtë muajsh protestash të vazhdueshme duket se Jelek Verdhëve i’u ka ardhur fundi pasi presidenti, Emmanuel Macron realizoi shumicën e kërkesave të tyre.

Kjo pakënaqësi u shfaq pasi u rrit çmimi i naftës, ndërsa sot vazhdon si protestë kundra qeverisë.

Emmanuel Macron vendosi që çmimi i naftës të ulej duke sjellë që numri i protestuesve  të ulej.

Protestuesit kishin sulmuar edhe fushatën e partisë së Macronit gjatë periudhës që mbahej kampanja e zgjedhjeve për Parlamentin Europian.




Skip to toolbar