FSHF nxjerr në ankand emrin e stadiumit të ri kombëtar

Më të fundit


Federata Shqiptare Futbollit ka njoftuar se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar, ku e drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Me anë të këtij njoftimi, FSHF ka hapur ankandin për sponsorë për stadiumin e ri kombëtar, ku ka publikuar edhe 3 kriteret kryesore, që duhet të përmbushë çdo kompani e interesuar.


Tre kriteret janë; të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit, të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar ose ndërkombëtar. Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së, e cila nuk përjashton edhe kompanitë ndërkombëtare.

“Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqesë një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019. Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij. Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.




Skip to toolbar