Gjykata e Dibrës mandaton dy kryebashkiakët e fundit të qarkut

Më të fundit


Gjykata e Dibrës ka lëshuar vërtetimin për mandatin e dy kryebashkiakëve të mbetur të qarkut Dibër, pasi dy të tjerët ishin mandatuar më herët. Të fundit që gjykata u ka konfirmuar mandatin e kryetarit të Bashkisë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, për Qarkun Dibër, janë Dionis Imeraj për Bashkinë Dibër dhe Lefter Alla për Bashkinë Bulqizë.

Mësohet se të dy kryetarët e rinj të këtyre bashkive kanë marrë aprovimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për të qeverisur në mandatin vendor në vazhdim. Tashmë pritet miratimi i mandateve për Këshillat Bashkiak e më pas këta të fundit të bëjnë konstituimin për t’u dhënë mundësinë kryetarëve të dalë nga 30 Qershori të nisin zyrtarisht detyrën.


Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka shpallur të ligjshëm mandatin vendor të kryebashkiakut të ri të Përrenjasit, Nuri Belba. Marrja zyrtare e detyrës paraprihet nga konstatimi i këshillave bashkiakë dhe betimi i kryetarëve të rinj. Mandati i kryebashkiakut të Përrenjasit është mandati i katërt, nga shtatë, në Qarkun e Elbasanit të konfirmuar nga Gjykata, për fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Nga ana tjetër, Gjykata e Beratit ka legjitimuar mandatin e kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Demo.




Skip to toolbar