Fuga: Teatri perfekt politik i Real Story mbrëmë

AKTUALITET


Nga Artan Fuga


Dje, mbrëmë më mirë, në emisionin e Sokol Ballës, “real story”, gazetar që është me mjeshtri të lartë, miku im shumë i vlerësuar, kishte ftuar Edi Ramën, përballë analistëve dhe gazetarëve.

Isha duke bërë yoga dhe nuk e ndoqa dot, madje e pashë siç isha me kokëposhtë, por kur pashë si ishte organizuar skena, nuk kisha se çfarë dëgjoja më për përmbajtjen.

Gazetarët dhe analistët ishin ulur në skenë, kurse Edi Rama i vetëm, ulur nja pesëmbëdhjetë rradhë larg skenës, në plate. Mos infektohej edhe nga covid19! Kastat duhet të qendrojnë larg njera tjetrës si në Indi!

I vetëm!
I ndriçuar nga projektorë gjigandë.
Ulur në kolltuk spektatori.
Salla bosh!
Gjysëm e ndriçuar si për shfaqje.
Pa spektatorë të tjerë, kokër koke miu nuk dukej në sallë.
Fiste nga salla pavarësisht se spektatori në teatër sheh shfaqen në heshtje dhe vetëm duartroket performancën e skenës!
Alfred Lela i shkretë tamam si në një shfaqje teatri ku edhe gjuha e trupit duhet të flasi, u detyrua të heqi pantollat për të treguar plagët e marra, por ato në ekranin e telefonit tim nga që kamera i merrte nga larg nuk dukeshin.
Një shfaqje multimediale, teatër, televizioni, dokumentar, video amatore integruar në një.

Bravo Sokol Balla!

Dje ka qenë emisioni më i madh i këtij shekulli!

Besoj se edhe në 30 vitet e tjerë deri në 2050 nuk do të ketë tjetër me këtë performancë organizimi studjoje!

Pierre Bourdië do të jetë ngritur dje fantazmë nga varri!
Erving Goffman do të jetë endur varrezave si hije duke uluritur si ujk i vetmuar!
Huuuuuuuuu, huuuuuuu, huuuuuuuu
Ata kanë argumentuar se skenografia e studios është më e rëndësishme se përmbajtja e dialogut!
Se kanali është më i rëndësishëm se content-i!
Hajde Marshall McLuhan, hajde!

Edi Rama si spektator i vetëm i teatrit, që si spektator është edhe aktori i vetëm sepse nga kolltuku i spektatorit, është ai në thelb çfaqja në vetvete. Eshtë aktori i vetëm dhe spektatori i vetëm njëkohësisht i çfaqjes së tij!

Rregjizori i shfaqjes së vetvetes!

Si mbretërit e Mesjetës që e shihnin çfaqjen vetëm në sallë.
Si Enveri që e shihte filmin për vizionim në sallë i vetmuar!

Lëre Kol, nuk ka nevojë për pyetje! Sikur vetëm dy orë qetësi të ishin do të flitej shumë!
Si shfaqjet teatrale postmoderne ku aktori luan rolin e tij edhe si spektator sepse skena është atje ku ai është, zhvendoset bashkë me të!

Sokooooooool!

Bravoooooooooo!

Jam zbavitur shumë!

Në analet e historisë të gazetarisë televizive do të mbetet

Debat në studio ku fjala nuk ka vlerë dhe gjithçka e rrëfen me skenografi!

Ke nxjerrë lakuriq gjithçka!

Sa të kem frymë nuk do le rast pa ua treguar brezave të specialistëve të komunikimit si një rast shkollor mësimor!

Urimeeeeeeeeeee!

Mik!