I njohur si vendi i një prej aksidenteve më të medha botërore, Çernobili po kthehet në një destinacion turistik. Vitin e kaluar, afro 70 mijë turistë vizituan zonën e ndaluar në Ukrainë.
Shkencëtarët dhe aktivistët shprehehn së vizitorët e Pripiat, nuk laroghen me ndjenjë indiference pasi kanë vizituar zonën e “kontaminuar“ të aksidentit.
Fatkeqësisht, autoritetet ngrejnë shqeteësimin se visitorët largohen duke lënë dhe gjurmët e tyre në zonë, kryesisht ata që vijnë pa lejen nevojshme apo pa një guide në drejtimin e tyre. Një mori më mbetje duhet të pastrohen në kuadër të 33 vjetorit të aksidentit nuklear.
Shishe vodka, kanaçe birrash dhe qese plastike, I janë shtuar ndotjes së zonës së ndaluar në Çernobil. Kjo ka bërë që vullnetarë dhe aktivistë të nisin një fushatë ndërkombëtare për grumbullimin e mbetjeve të lëna pas prej turistëve.
Bashkësia e operatorëve turistik të Çernobilit kanë punuar që përmes advokimit ti atribuojnë Çernobilit statusin e Trashëgimisë Botërore, sidomos për zonën e ndaluar.
Aksidenti i Çernobilit ndodhi gjatë gjatë natës së 25 dhe 26 Prillit të vitit 1986. Në fillim ai la dy të vdekur, punonjës të stacionit nuclear, një menjëherë pas shpërthimit dhe një tjetër pak orë më vonë prej radioaktivitetit të lartë. Në ditët dhe javët pasuese më shumë se 134 punonjës u hospitalizuan me sindromat e radioaktivitetit akut, prej të cilëve 28 humbën jetën në ditët dhe javët më pas.
68 mijë banorët e qytetit të Çernobilit u evakuan prej banesave të tyre me qëllim shmangien e kontaminimit.
Akidenti nuclear i Çernobilit është konsideruar nga më shkatërresit në histori, në terma financiar dhe kosto njerzore.