Futbolli në zi, vdes në moshën 26-vjeçare portieri i kombëtares ballkanase

Më të fundit


Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit vetëm pak orë pasi në Gjermani startoi Kampionati Evropian, me ndeshjen hapëse Gjermani-Skoci.

Matija Sarkiç, portieri i Millwall dhe kombëtares së Malit të Zi ka vdekur nga një sëmundje e papritur në moshën 26-vjeçare. Vetë klubi anglez e komunikoi ndarjen e tij nga jeta me një shënim të dhimbshëm në rrjetet sociale.


“Millwall Football Club është plotësisht i tronditur teksa na duhet të njoftojmë se Matija Sarkic ka vdekur në moshën 26-vjeçare. Sarkic, portieri numër një i ‘Luanëve’, bëri 33 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Wolverhampton në gusht 2023. Një përfaqësues i kombëtares Malazeze, Matija ka përfaqësuar me krenari vendin e tij në shumë raste.”

Sakic vetëm dhjetë ditë më parë ishte protagonist i ndeshjes mes Malit të Zi dhe Belgjikës, duke mbrojtur katërkëndëshin e kombëtares së tij. Sfida u fitua nga “Djajtë e Kuq” të drejtuar nga trajneri Tedesco me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga De Bryne dhe Trossard.




Skip to toolbar