“Gazi lotsjellës u përdor vetëm në situata ekstreme”

Më të fundit


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se gazi lotsjellës është përdorur në protestë vetë në rastet kur ajo ka shkuar në ekstrem. Lleshaj shtoi se nuk janë përdorur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në linjën e parë për të shmangur konfrontimet fizike. I ftuar në Top Show, ministri u kërkoi gjithashtu ndjesë banorëve që janë prekur nga gazi lotsjellës.

“I kërkoj ndjesë çdo qytetari që është prekur në mënyrë të padrejtë nga përdorimi i gazit lotsjellës në protestë. Opozita e ka spostuar në mënyrë tinëzare protestën nga bulevardi në qendër të banuar. Është trishtuese që qytetarë nëpër shtëpitë e tyre janë prekur nga gazi. Shmangëm FNSH-në në protesta për të shmangur konfrontimet fizike.” – tha Lleshaj



Skip to toolbar