Gërdeci/ “Djali im ka 16 vjet që tretet”, Zamira Durda: Të hetohet piramida shtetërore

AKTUALITET


Zamira Durda, e cila humbi djalin 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, tha se është e zhgënjyer nga SPAK. Në një prononcim për mediat nga Gërdeci ku u përkujtuan 26 viktimat për 16 vjetorin e tragjedisë, ajo tha se përsa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes ndaj përgjegjësve, nuk do të ketë drejtësi.

“Po zhgënjehem nga dita në ditë edhe në dyert e SPAK sepse nuk duhet ta ulin veten ata prokurorë dhe të pranojnë ato pyetje. Të mos flitet për viktimat dhe pasojat, po vazhdojnë akoma me akte administrative jo e firmose ti. Është qesharake për viktimat. Janë 26 viktima. Djali im ka 16 vjet që më tretet.

Gërdeci është krim shtetëror dhe duhet të hetohet e gjithë piramida, sepse të gjithë kanë dijeni për atë që ndodhte këtu. Me korrupsion po dalin me dy vjet dënim, për sa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes. Më intereson të ngrihet akuza e vrasjes, ne si familjarë nuk do të kemi drejtrësi. Do të ngrihemi ne vetë dhe të bëjmë drejtësi.”, u shpreh Durda.



Skip to toolbar