Gjendet i pajetë 42-vjeçari në portin e Durrësit, dyshimet e para

AKTUALITET


Një 42-vjeçar është gjetur të enjten, i pajetë në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin E. A., banues në Tiranë, i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe mund të jetë mbytur aksidentalisht në det.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.



Skip to toolbar