Një politikan i njohur në Gjermani është gjetur vdekur në kopshtin e tij, ndërsa dyshohet se është vrarë nga një plumb në kokë, i qëlluar në një distancë të afërt.
Hetuesit kanë nisur një hetim penal për vdekjen e Walter Lübcke, 65-vjeç kryetar i këshillit të qarkut në qytetin e Kassel.
Vetëvrasja është përjashtuar si mundësi pasi policia thotë se nuk ka asnjë motiv.
“Ne jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e papritur e mikut tonë”, tha kryeministri i shtetit Hesse Volker Bouffier.
Trupi i Lübcke u gjet në orën 00:30 të dielën në mëngjes në tarracën e shtëpisë së tij në fshatin Istha, zbuloi policia. Ai u shpall i vdekur dy orë më vonë. Ai lë pas gruan dhe dy fëmijë të rritur.
Lübcke ishte një anëtar lokal, udhëheqës i CDU-së së Merkelit në tri rajone të Hessenit.
Ai fitoi famë dhe rëndësi në tetor të 2015, kur foli në favor të ofrimit të strehimit për refugjatët.