Gjendet varri i tretë masiv në spitalin e Gazës

BOTA


Ekipet mjekësore palestineze kanë zbuluar një varr të tretë masiv në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës, tha të mërkurën zyra qeveritare për media.

“Rreth 49 trupa të vdekur janë zhvarrosur deri më tani nga varri masiv dhe përpjekjet janë ende duke u zhvilluar për të kërkuar më shumë,” thuhet në deklaratë.


Të paktën shtatë varre masive janë gjetur në Rripin e Gazës ndërsa Izraeli vazhdoi ofensivën e tij brutale në enklavën që ka lënë më shumë se 34,800 njerëz të vdekur dhe plagosur mbi 78,400 të tjerë që nga 7 tetori 2023. Tre varre masive u gjetën në Spitalin Al-Shifa, tre në Spitalin Nasser në qytetin jugor Khan Younis dhe një brenda spitalit Kamel Adwan në veri të Gazës, tha zyra e mediave. “Të paktën 520 trupa të të vdekurve janë zhvarrosur nga shtatë varrezat masive”, thuhet më tej. /abcnews.al




Skip to toolbar