Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetas me iniciale I.M, 59 vjeç, i cili ka kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa .
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar, ku 59-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin R.R., i cili ishte arrestuar në flagrancë më herët, kanë kultivuar disa fidanë kanabis. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.