Gjobitet lokali, Rama i kujton shprehjen shokut: Nga vdekja dhe taksat nuk shpëton askush

AKTUALITET


Aksioni kundër informalitet nuk ka kursyer as një nga lokalet e famshme të peshkut në kryeqytet, ndërsa kryeministri Rama ka thumbuar pronarin e tij, të cilin e ka mik, duke i publikuar një foto të përbashkët dhe duke i kujtuar shprehjen e famshme se “nga vdekja dhe taksat nuk shpëton askush. Kryeministri Edi Rama paralajmëron pronarin e restorantit të famshëm “Markata e Peshkut” se herë tjetër të ketë kujdes me kuponin tatimor.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh, po ligjin e dua edhe më shumë Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat, Ene mos e harro inglizin, që thotë “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, shprehet Rama në rrjetet sociale, ndërsa aksioni për informalitetin vijon në të gjithë vendin, sidomos në zonat bregdetare. Pak ditë më herët, Ministria e Financave paralajmëroi se veç në restorante, aksioni është zgjeruar edhe në karburante, ndërsa pritet që të vijojë në bizneset e mëdha.

Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh🤗 Po Ligjin e dua edhe më shumë👍 Pranej Yllo,…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 7. August 2019


Skip to toolbar