Gjykata jep leje për kontroll banese, agjentët e BKH në pronat e Ahmetajt

AKTUALITET


Në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv-kryeminsitrit Arben Ahmetaj, GJKKO ka firmosur disa urdhër-kontrolle në 4 banesat e ish-ministrit Arben Ahmetajdhe familjarëve të tij.

Deri më tani janë përfunduar kërkimet në një banesë në Tiranë dhe në Durrës në pronësi të Ahmetaj dhe të familjarëve të tij por që deri më tani nuk është arritur të sigurohet asnjë provë.

Ndër të tjera thuhet se nga ky kontroll në banesat e tij nuk është gjetur asnjë dokument që mund të ndihmojnë në thellimin e mëtejshëm të drejtësisë ndaj tij.

Ndaj ish ministrit është kërkuar në fillim heqja e imunitetit nga Kuvendi dhe më pas është vendosur dhe kontrolli i pronave të tij.



Skip to toolbar