Gjykata konfirmoi Sulin, Mziu: Nuk ia liroj zyrën derisa të vendosë Meta

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesëpadinë për mosnjohje të procesit zgjedhor  nga ana e Mziut dhe ka konfirmuar mandatin e Rakip Sulit për bashkinë e Kamzës. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe kryetari në ikje i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu duke thënë se nuk ka ndërmend që t’i lirojë zyrën Rakip Sulit pasi sipas tij zgjedhjet ‘reale’ do të kryhen në tetor në datën që ka dekretuar Meta.

“Qytetarët e Kamzës nuk do të pranojnë që të drejtohen nga një i zgjedhur me 9 %. Bashkia dhe kryebashkiaku do të vazhdojnë punën deri kur në këtë vend të ketë zgjedhje legjitime, të dekretuara nga Presidenti i Republikës, të ketë garë, të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe të pranohen nga faktori ndërkombëtar si arbitri i vetëm për standardet e plotësuara”, deklaroi Mziu ndër të tjera.

Më anë të një statusi në Facebook, ish-kreu i Bashkisë së Kamzës që njihet si një bastion i PD, i ka dalë kundër liderit të PD, Lulzim Basha. Ndryshe nga Basha dhe PD që deklarojnë se do të hyjnë në zgjedhje vetëm kur të largohet Rama, Mziu ashtu si LSI dhe aleatët e Bashës kërkon që të hyjë në zgjedhje në tetor.

Mziu ka hedhur akuza ndaj gjyqtares që i rrëzoi padinë, duke deklaruar se ajo ka qenë e paracaktuar. “Gjyqtarja kamikazë, e paracaktuar, sepse ajo u zgjodh manualisht dhe jo nga shorti elektronik, rrëzoi padinë e kryebashkikut të Kamzës për zgjedhjet e 30 qershorit, pa asnjë argument bindës. Ajo nuk zbatoi ligjin, por urdhërat që i kanë dhënë”, deklaroi Mziu.

Xhelal Mziu: Vendimi i Gjykatës së Tiranës, noterizim i paligjshmërisë nga një gjyqtare e paracaktuarDrejtësia është…

Gepostet von Xhelal Mziu am Mittwoch, 31. Juli 2019


Skip to toolbar