Arrihet pakti, refugjatët lejohen të zbarkojnë në Itali

BOTA


Që prej një jave, rreth 120 refugjatë në një anije të rojës bregdetare italiane ishin në pritje dhe nuk lejoheshin të zbrisnin në tokën italiane për shkak të përplasjeve që ministri Salvini kishte me BE-në për kushtet e vendosura mbi emigrantët. Pas një sinjali nga komisioni europian, ata janë lejuar të zbresin në tokë italiane. “Misioni u realizua” u shpreh në mënyrë pllakative ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. Italia megjithatë do të ndihmojë.

Një zëdhënëse e Komisionit të BE-së tha se pesë vende anëtare: Gjermania, Franca, Portugalia, Luksemburgu dhe Irlanda janë shprehur të gatshëm të pranojnë refugjatë të shpëtuar nga anija e rojës bregdetare italiane “Bruno Gregoretti”. Sipas të dhënave të ministrit të Brednshëm Matteo Salvini disa nga të shpëtuarit do të qëndrojnë në Itali. Kisha Katolike do të kujdeset për ta.


Pas deklaratës nga Brukseli, Salvini premtoi që 116 refugjatët e bllokuar në bordin e anijes “Gregoretti” do të lejohen të zbarkojnë në vend.

Anija e rojes bregdetare italiane të enjten para një jave shpëtoi në Mesdhe mbi 130 migrantë, që ishin nisur me gomone nga Libia dhe rrezikonin të mbyteshin. Salvini nga partia e dajthtë Lega, fillimisht e refuzoi ankorimin e anijes “Gregoretti ” në portet italiane. Autoritete italiane megjithatë morën nga anija disa refugjatë për arsye shëndetësore.

Të shtunën ((28.07) anija u lejua të ankorojë në portin Augustas në Sicili. Por Salvini theksoi se refugjatët e tjerë do të lejohen të dalin në tokë, vetëm pasi BE-ja të bjerë dakord për shpërndarjen e tyre në vendet anëtare. Sipas të dhënave të presidentit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Lëvizjes së Gjysmë Hënës së Kuqe, Francesco Rocca, organizatat e tij e pati furnizuar anijen me artikuj higjienikë dhe veshmbathje. Por një rast tjetër i ngjashëm mund të përsëritet. Salvini ia ka ndaluar ankorimin në ujërat italiane anijes gjermane të shpëtimit “Alan Kurdi”, e cila mban 40 persona të shpëtuar në bord. Këtë e njoftojnë mediat italiane, duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Brendshme në Romë.




Skip to toolbar