Seanca për kalimin ose jo për gjykim të dojses “Partizani” ku i përfshirë është ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, vijon të zvarritet pasi avokatët e të pandehurve kërkuan përjashtim të gjyqtares Flojera Davidhi.
Të enjten gjyqtarja paraprake caktoi datën 5 maj për seancën e radhës dhe ende nuk dihet nëse do të ketë vendimmarrje mbi kërkesën e spak për nisjen e procesit gjyqësor. Shkak për kërkesën e përjashtimit të gjyqtares u bë rrëzimi i kërkesave të mbrojtësve për paflefshmëri të provave të paraqitura nga SPAK duke e cilësuar vendimin e Davidhit të njëanshëm.
Edhe pse më herët gjyqtarja Flojera Davidhi hoqi masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha që qëndroi i izoluar për 11 muaj në arrest shtëpiak. Në atë kohë Berisha në një deklartë për mediat falenderoi Davidhin për vendimin e dhënë. Senaca paraprake ndaj Berishes dhe te oandehurve te tjere ka zgjatur me shume se 6 muaj edhe pse ligji parashikon qe ajo duhet te mbyllet brenda afatit 1 mujor. Me se shumti Shkak per shtyrjen e seancave jane bere avokatet e te pandehurve.
Më herët edhe gjykata lartë e Sali Berishes per masen e sigurise detyrim paraqitje. Po ashtu gjykata e larte rrezon dhe rekursin e dhendrit te tij jamarber malltezi per masesn e sigurise arrest ne shtepi. Te dy ata jane marre te pandehur per korrupsion dhe pastim parash per dosjen partizani.
Në këtë masë, ish kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit te apelit Engert Pëllumbi. Sipas hetimeve te prokurorise ka rezultuar se Sali Berisha ne kohen qe mori drejtimin e qeverise nxorri akte nen ligjore per ti ardhur ne ndihme dhemderit te tij Jamarber Malltezi per te perfituar pronen ne ish-kompleksin partizani ne kundershti me ligjin.